Flash News

KRYESORE

Pollo: Shqipërisë i duhet një qeveri tranzitore para zgjedhjeve por Rama është kundër

Pollo: Shqipërisë i duhet një qeveri tranzitore para zgjedhjeve

Ish deputeti i PD-së Genc Pollo mendon se ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk e zgjidh problemin kryesor në Shqipëri, që është vjedhja e votave. Ai shton se ky problem mund të zgjidhet duke krijuar një qeveri tranzitore si në Maqedoninë e Veriut, e cila do të merret me organizimin e zgjedhjeve 3-4 muaj para mbajtjes së tyre.

Pollo shton se opozita e bashkuar e ka bërë një kërkesë të tillë, porse nga kryeministri Edi Rama nuk është pranuar.

“Viti 2019 ishte një vit i keq për të gjithë shqiptarët. Shpresoj që kjo gjendje të ndryshojë dhe kjo s’mund të ndodhë me një ndryshim politik. Nëse opozita kërkon një ndryshim në letër të Reformës Zgjedhore atëherë trendi nuk mund të ndryshohet. Maqedonia e Veriut fqinje na jep një model të ekzekutivit që zgjedhjet të kenë besueshmëri.

Është çështja ndryshimi i sistemit zgjedhore prioritar? Ndoshta, por jo prioritare.  Një Reformë Zgjedhore ka disa elementë pozitivë por nuk e zgjidh problemin kryesore. Maqedonia e Veriut pati një krizë si tonën, por ata ranë në një marrëveshje të përbashkët dhe 3-4 muaj para zgjedhjeve futën qeverinë tranzitore. Ky është modeli që ngjall besimin tek qytetarët edhe pse nuk mund t'i pëlqejë Edi Ramës apo qeverisë aktuale.”, tha Pollo në News 24.

Të fundit