Flash News

KRYESORE

Polonia ratifikon protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Polonia ratifikon protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë

Parlamenti polak ka ratifikon sot Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. 388 deputetë kanë votuar pro, një ishte kundër, ndërsa dy abstenuan.

Hyrja e Maqedonisë së Veriut në NATO, citohet në ligj, është edhe konfirmim se dera e Aleancës mbetet e hapur, për çka Polonia angazhohet fuqishëm. Polonia është vendi i dhjetë që e ka ratifikuar Protokollin.

Fillimisht këtë e bëri Greqia, më pas Sllovenia, Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi, Rumania, Lituania dhe Danimarka. Vendet anëtare të NATO-s më 6 shkurt e kanë nënshkruar Protokollin për aderimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancë.

Të fundit