Flash News

KRYESORE

Pompeo i bindur: Coronavirusi i krijuar në laboratorin e Wuhan, ka prova

Pompeo i bindur: Coronavirusi i krijuar në laboratorin e Wuhan, ka prova

Nuk ndalen akuzat për Kinën nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për origjinën e shpëndarjes së Covid-10. Sulmi i fundit vjen nga Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo.

‘Unë mund t'ju them se ka një sasi të konsiderueshme të provave që erdhën nga ai laborator Wahan," tha Pompeo në emisionin "Këtë javë" në ABC.

"Nuk është hera e parë që kemi pasur një botë të ekspozuar ndaj viruseve si rezultat i dështimeve në një laborator kinez.

Ekspertët duhet që ta vërtetojnë këtë gjë që ne të jemi të sigurt. Por mund t’ju them që ka shumë dëshmi që e gjithë kjo ka ardhur nga laboratori në Wuhan.

Ekspertët më të mirë e mendojë këtë. Nuk kam arsye të mendoj të kundërtën. “, tha Pompeo në studion televizive të ABC.

Më shumë se 1,1 milionë persona janë infektuar me Covid-19 në Shtetet e Bashkuara, ndërsa bilanci i viktimave i tejkalon 66 000. Testet e kryera janë 6,8 milionë në një popullsi prej 330 milionë personash.

Shteti më i goditur mbetet Nju Jorku, që regjistron çerekun e të prekurve dhe viktimave.

Të fundit