Flash News

KRYESORE

Pompeo në vend të Tillerson/ Diplomati amerikan për Politiko: Ja çfarë do të ndryshojë në politikën e jashtme, përfshi Ballkanin dhe Shqipërinë

Pompeo në vend të Tillerson/ Diplomati amerikan për Politiko: Ja

"Nuk mendoj se ka për të ndryshuar shumë", thotë një diplomat amerikan në Washington, DC për Politiko.al, duke iu referuar ndryshimeve të mundshme apo të pritshme në politikën e jashtme amerikane pas shkarkimit të Rex Tillerson nga Presideneti Trump dhe zëvendëismit të tij nga Mike Pomepo, ish-shefi i CIA.

"Pompeo është më i zgjuar, më me përvojë, dhe më serioz se Tillerson. Ai e lexon shumë më mirë Trump-in, por kjo nuk do të thotë se Pompeo, apo askush tjetër, mund ta kontrollojë Presidentin, duke njohur natyrën e tij".

Sa i takon Ballkanit, i njëjti burim diplomatik thotë se gadishulli nuk është në krizë strategjike dhe as nuk është 'në vijën e parë të frontit'. Si të tillë ai klasifikon shtete kufitare me Rusinë, për shembull vendet baltike (Letonia, Lituania dhe Estonia). Në këtë mënyrë nuk ekziston nevoja e një qasjeje krejtësisht të re.    

"Pompeo ka reputacionin se u jep pushtet vartësve, këshuqë nëse ai e mban Ëess Mitchell-in, (të cilin unë mendoj se do ta bëjë), kjo do të thotë se Byroja e Europës dhe Azisë do ta ketë në ngarkim Ballkanin. Mendoj se Mitchell do të mbajë të njëjtën linjë si paraardhësit. BE do ta lobojë Mitchell-in me idenë e rëndësisë së integrimit të Ballkanit, që është i njëjti refren i vjetër". 

Diplomati amerikan sheh të këndohet i njëjti refren edhe në të ardhmen duke thënë se, për aq vëmendje sa i kushtohet Ballkanit, atë do ta marrë për shembull 'fiksimi për ta bërë Serbinë që të jetë paqësore me fqinjët'.

Të fundit