Flash News

KRYESORE

Pompeo takim me Merkelin, do diskutojë edhe për Ballkanin Perëndimor

Pompeo takim me Merkelin, do diskutojë edhe për Ballkanin

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo do të takohet në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me të cilën do të diskutojë edhe për Ballkanin Perëndimor. Diskutimet do zhvillohen rreth dy javë pas samitit franko-gjerman për këtë rajon, ku palët kërkuan nga Kosova dhe Serbia arritjen e një marrëveshje përfundimtare.

Pompeo do të jetë në Evropë në kuadër të një turi katër ditor që do të nisë më 6 maj në Rovaniemi, Finland, ku do të marrë pjesë në Ministerialin e Këshillit të Artikut, ku edhe do të mbajë fjalim mbi politikën e SHBA-së për Artikun.

Më 7 maj, Pompeo do të jetë në Berlin ku diskutimet me Merkel dhe homologun Heiko Maas, do të përqëndrohen jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe mbi Ukrainën, Rusinë, Kinën dhe Sirinë.

Pompeo do të nisët më 8 maj për në Londër ku do takohet me kryeministren Theresa May dhe homologun Hunt, me të cilët do të diskutojë mbi prioritetet globale, si dhe për marrëdhënien speciale SHBA-Britani, thuhet në njoftimin e DASH.

Më 9 maj, Pompeo do të jetë në Nuuk të Greonlandës ku do të takohet me zyrtarët vendas dhe homologun danez, Anders Samuelsen. Sërish temë e diskutimeve, ashtu si në Finland, do të jetë Artiku.

Të fundit