Flash News

KRYESORE

“Populli na kërkon marrjen e një rruge radikalisht të re”, Macron premton ndryshime të thella në vend

“Populli na kërkon marrjen e një rruge radikalisht të

Presidenti francez, Emmanuel Macron premtoi sot ndryshime të thella, veprim dhe efikasitet për t’iu përgjigjur padurimit të francezëve, në një fjalim të gjatë para Parlamentit në kështjellën e Versajës.

“Besoj thellësisht se nga zgjedhjet e fundit, populli na kërkon marrjen e një rruge radikalisht të re, të lidhet me shpirtin e fitores”, theksoi presidenti francez, i cili shfaqi orientimet për pesëvjeçarin e tij para deputetëve dhe senatorëve.

Në fjalimin e tij ai propozoi reduktimin me një të tretën të numrit të senatorëve dhe deputetëve dhe modifikimin e mënyrës së zgjedhjes së Parlamentit duke futur një dozë të proporcionales me qëllim që të gjitha ndjeshmëritë të përfaqësohen në mënyrë të drejtë.

“Një Parlament më i paktë në numër, por më i riforcuar në mjetet e tij, është një Parlament ku puna bëhet më fluide (…) është një Parlament që punon mirë”, konfirmoi ai duke kërkuar veprim dhe efikasitet në të gjitha nivelet e pushtetit.

Ai konfirmoi vullnetin për të arritur reformën e tij të institucioneve brenda një viti duke propozuar dispozita të reja për një referendum nëse do të jetë e nevojshme.

Zgjedhur në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale përballë ekstremit të djathtë, i siguruar me një maxhorancë të qartë gjatë zgjedhjeve legjislative shënuar nga një abstenim rekord, ky centrist pro-evropian premtoi se do të bindte të gjithë ata që kanë dyshime dhe të gjithë ata që nuk kanë votuar.

Seanca u hap nga një minutë heshtje në kujtim të Simone Veil, e mbijetuara e Holokaustit, evropiane dhe feministe e bindur, e cila vdiq të premten.

 

Të fundit