Flash News

KRYESORE

“Populli në varfëri extreme”, Berisha: Rama bën pazar në dyqanet më të shtrenjta të Nju Jorkut

“Populli në varfëri extreme”, Berisha: Rama bën pazar

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar sërish veshjen e pasardhësit të tij Edi Rama. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, ku ky i fundit e informon ish-kreun e PD për pazaret e shtrenjta që sipas tij bën Rama në New York.

Qytetari bën thirrje që Rama të hetohet nga insitucionet e zbatimit të ligjit për shpenzimet e kryera në New York, pasi në Shqipëri nuk guxojnë ta hetojnë.

Postimi i plotë:

Kallam Dështaku bën pazar në dyqanet më të shtrenjta të Nju Jorkut!

Lexoni mesazhin e emigrantit dixhital. sb

Zoti Berisha, thuaj kokëministrit mirë që nuk pranon që bën pazar tek Hugo Boss. Po tek dyqani Tom Ford në New York, a ishe para 2 viteve me bashkëshorten tuaj afërsisht orës 7:00 pm dhe dolët nga dyqani plot me çanta të cilat i mbante truproja juaj. Ku në këtë dyqan një rrip ore kushton më i liri $300. Për këtë është fakt se të njëjtën kohë isha duke marrë një porosi të bosit tim, dhe kur i tregova se është kryeministri i Shqipërisë dhe ai tha po në Shqipëri populli është në varfëri extreme dhe ky bën pazare këtu. 672 Madison ave NY.

Ju bëj thirrje agjencive te zbatimit të ligjit të hetojë pasuritë e Kallam Dështakut dhe shpenzimet e tij në Nju Jork mbasi në Shqipëri nuk guxojnë ta hetojnë!

Të fundit