Flash News

KRYESORE

‘Populli të jetë gati’. Çfarë po paralajmëron ambasadorja franceze me mesazhet e saj të ‘koduara’ dhe telefonata misterioze Macron-Rama

‘Populli të jetë gati’. Çfarë po

Franca është padyshim në nga vendet më skeptike ndaj Shqipërisë dhe situatës politike në vend dhe e ka shprehur hapur mendimin e saj, kundër hapjes së negociatave me vendin tonë.

Ky skepticizëm i ka rrënjët tek kriza e thellë politike në Shqipëri, gjë të cilën ambasadorja franceze në Tiranë, Christine Vasac, e la të kuptohej në mënyrë të qartë.

Përveç deklaratave të drejtpërdrejta, ajo dha edhe disa mesazhe të ‘koduara’ që nënkuptonin zhvillimin e një sërë ngjarjesh deri në tetor.

Ajo e vuri theksin tek domosdoshmëria e një marrëveshje mes palëve, duke paralajmëruar se deri në muajin tetor mund të ndodhin shumë gjëra.

Diplomatja gjithashtu ka zbuluar për herë të parë, edhe zhvillimin e një bisede telefonike mes presidentit francez Emanuel Macron dhe kryeministrit Rama, por pa dhënë detaje për temën që mund të kenë folur.

Macron vizitoi së fundmi Serbinë dhe kishte gjithashtu në plan edhe një vizitë në Tiranë, të cilën nuk dihet përse e shmangu.

‘Deri në tetor mund të ndodhin shumë gjëra. Populli të jetë i qartë, nëse është gati. Para 3 ditësh presidenti Macron ka folur në telefon me Kryeministrin Rama. Për Francën asgjë nuk është mbyllur’, deklaroi ambasadorja franceze nga Korça.

Të fundit