Flash News

KRYESORE

“Populli ynë që do të largohet nga Shqipëria, zgjodhi timonin e preshin. Ta gëzoni!”

“Populli ynë që do të largohet nga Shqipëria, zgjodhi

Ralf Gjoni kandidati i LSI i cili nuk arriti të fitonte mandatin e deputetit për këtë legjislaturë ka reaguar për rezultatin e kësaj force politike në zgjedhjet e 25 qershorit.

Statusi i plotë:

Falenderoj përulësisht e përzemërsisht të gjithë ata që votuan LSI në Tiranë e gjithë ata që na ndihmuan e na besuan gjatë fushatës, veçanërisht të rinjtë e Njësisë 3. Krenar për një fushatë qytetare, kreative, të pastër e të sinqertë. Për mua personalisht ka qenë kënaqësi e nder që ju kam patur përkrah gjatë këtij muaji, ndaj ju falenderoj nga zemra. Rezultati ishte kristal i qartë, ashtu siç ishin edhe kushtet e ndyra në të cilat u zhvillua kjo fushatë. Përballë ishin dy alternativa. Nga njëra anë Rilindja, përbaltja, sharja, fajësimi, tepsia, kusia, timoni, marshi, tutat e batutat, preshi e panxhari, shantazhi e frikësimi, hashashi e policia e cubave, si dhe ndarja e 'dhuratave' gjatë natës në këmbim të votës. Nga ana tjetër qëndroi LSI me propozimin për uljen e taksave, përgjysmimin e tvsh, forcimin e biznesit e punësimin e të rinjve. PD thuajse inekzistente e qesharake në atë që ofroi, ndaj nuk e quaj dot alternativë. E prapë se prapë, ky populli ynë i dashur që masivisht kërkon të largohet nga Shqipëria, preferoi tepsinë, timonin e preshin, nën hyqmin e një shantazhi të strukturuar shtetëror që funksionoi në mënyrë të përsosur nën hyqmin e heshtjes së errësirës. Sistemi i shëmtuar proporcional rajonal tregoi po aq qartë se sa e deformuar është vota e shqiptarëve. Ata, rajonalisht 'preferuan' Tom Doshin para Ben Blushit, Gjergj Bojaxhiut apo Bilal Kolës. Listat e 'mbyllura' provuan se në parlament nuk futesh sepse emri yt votohet. Mjafton një laps, një copë letër e dora e kryetarit të partisë që emri yt të 'emërohet'. Fitoi leku e servilizmi përpara meritokracisë që buron nga vota direkte. Fitoi X përpara Gon Dukës. Ne si LSI u rritëm, por jo aq sa duhej për t'i dhënë drejtim këtij vendi e për t'i dhënë më shumë shpresë të rinjve. Tani do bëjmë opozitë, sepse këtë detyrë na caktoi populli. Unë personalisht mbetem në shërbim të ngritjes së problemeve të të gjithë qytetarëve të Njësisë 3 që kam takuar gjatë kësaj fushate, paçka se në Parlament nuk do kem shansin t'i përfaqësoj dot. T'a gëzoni miq zgjedhjen tuaj sovrane e Bon Apetit. Tani koha për pak reflektim e pak pushim... OFF!

Të fundit