Flash News

KRYESORE

Popullsia po tkurret, Shqipëria kryeson Europën me rritje prej 176% të lejeve të ndërtimit

Popullsia po tkurret, Shqipëria kryeson Europën me rritje prej 176%

Eurostat raporton se numri i lejeve ndërtimit pësoi një rritje mesatare në vendet e Bashkimit Europian më 2016 me 10.3 për qind, ndërsa në Shqipëri sipas të dhënave të INSTAT, numri i lejeve të ndërtimit në vitin 2016 pati pothuajse një trefishim ose një rritje me 167 për qind.

Shqipëria futet në vendet me sipërfaqe të vogël teksa projeksionet e popullisë janë me tkurrje në vitet në vijim. Sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuar Në vitin 2100, popullsia e Shqipërisë do të jetë 1,754,540 banorë me një rënie prej 1.2 milionë personash nga popullsia aktuale (2.9 milionë) sipas portalit të OKB.

Mirëpo në paradoks me këto zhvillime Shqipëria ndodhet para një bumi ndërtimesh. Përveç lejeve të dhëna deri më tani është lajmëruar ndërtimi i të paktën 15 kullave shumëkatëshe, tre prej të cilave pritet të nisin punë që këtë vit. Tendenca ka vijuar edhe në muajt e parë të këtij viti. Sipas INSTAT, në tremujorin e parë 2017 janë miratuar gjithsej 101 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, me një sipërfaqe rreth 91.864 m 2, nga të cilat 43 leje ishin në Tiranë, raporton Monitor.

Eurostat shpjegon se indeksi i lejeve të ndërtimit u rrit në shumicën e Shteteve Anëtare të BE-së në mes të tremujorit të parë të vitit 2014 dhe tremujorit të parë të vitit 2017. Gjatë kësaj periudhe, rritjet më të larta u regjistruan në Hungari  ku numri i lejeve të ndërtimit shënoi një rritje vjetore me 157 %. Më tej në renditje vjen Portugalia me një rritje 39 për qind krahasuar me 2015, më pas Maqedonia dhe Serbia me një rritje me nga 26% secila. Holanda dhe Rumania ishin të  vetmet që pësuan rënie të numrit të leje të dhëna për ndërtim, repsektivisht me 4.7 dhe 1.7% %, ndërsa rritje të vogël të numrit të lejeve patën shtete të tilla, Greqia dhe Çekia.

Të fundit