Flash News

KRYESORE

Porosia e Bashës në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve: Nisni menjëherë përgatitjet elektorale

Porosia e Bashës në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve:

Kryetari i PD-së Lulzim Basha mblodhi sot kryetarët e partive në rrethe, ku i porositi që të fillojnë menjëherë përgatitjet elektorale dhe për aksion politik. Situata politike ne vend ka qenë në fokus të mbledhjes së sotme në mbasdite.

“Vendi eshte ne nje krize te thelle shumeplaneshe dhe detyra e PD dhe opozites eshte te angazhohet seriozisht per te qene prane njerezve dhe per t’i hapur rruge prespektives europine te Shqiperise. Opozita ka dhene propozimet e veta per zgjidhjen e krizes ne vend, qe kalon permes zgjedhjeve te njekohshme parlamentare dhe lokale te parakohshme, me qeveri tranzitore qe garantin standardet per zgjedhjet e lira dhe te ndershme.”, ishte mesazhi i Bashës.

Gjithashtu pranë Partisë Demokratike do të ngrihet shtabi qendror elektoral dhe politik, por shtabe do të shtrihen në mënyrë piramidale në të gjithë vendin.

“Puna do te perqendrohet ne planin e ofrimit te zgjidhjes per qytetaret, denoncimeve per aferat korruptive dhe kriminale te Qeverise, bashkimi i faktoreve dhe aktoreve me potencial njerezor dhe eletoral prane PD, si dhe hapja e partise per njerez me integritet profesional e moral.”

Kryetari i PD Lulzim Basha i paraqiti Kryetarëve të Degëve një kalendar të qartë dhe konkret pune, me përgjegjësi dhe afate te qarta.

Ndërkohë për aksionin politik, që përfshin edhe protestat, është vendosur që format dhe afatet të përcaktohen në një moment të dytë për të shmangur shfokusimin nga çështjet kryesore që janë aktualisht në vëmendje: fazën finale të zgjidhjes se krizës politike dhe procesi i integrimit evropian.

Të fundit