Flash News

KRYESORE

“Porosita vrasjen e gruas se do më merrte pasurinë”, dënohet me burgim të përjetshëm biznesmenin shkodran

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me burgim të përjetshjëm Sadedin Sula pasi është vërtetuar se ka porositur vrasjen e gruas së tij. Ngjarja për të cilën akuzohet 47-vjeçari ndodhi në Prill të 2016, në mobilerinë e familjes në Shkodër.

Pas gati dy vite hetimesh, Prokuroria arriti të gjejë personin që kishte mbytur 38-vjeçaren. Sipas hetimeve, ai ishte Fatjon Karmeshtna, punonjës i mobilerisë. Për këtë të fundit ka një proces gjyqësor, që po zhvillohet i veçmas.

Në 18 Prill 2016, ai ka mbytur Suela Sulën në mobilerinë e saj, me urdhër të bashkëshortit Sadedin Sula.

Gjithashtu, provë tjetër është dhe një regjistrim audio i bërë nga telefoni i viktimës. Në këtë material dëgjohet se si Sadedin Sula dhe i arrestuari flasin me njëri-tjetrin.

Nga biseda rezulton se ata kanë një raport të ngushtë dhe Sadedin Sula dëgjohet të thotë së ka dyshime se e shoqja e tradhtonte dhe kishte frikë se do të ndahej dhe do t’i merrte gjysmën e mobilerisë.

Të fundit