Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Porositë e Ramës”, ironizon PD: OFL menaxheri i fushatës së PS! U kujton çdo 2-3 ditë ‘çunave problematik’ të mbajnë anën e qeverisë
Krijimi i OFL-së me mbështetjen e institucioneve dhe ekspertëve shqiptarë dhe të huaj u trumbetua nga qeveria si një mënyrë për t’i dhënë fund krimit të organizuar. Megjithatë, pavarësisht kësaj e opozita e cilësoi taskë-forcën asgjë tjetër veçse një mbivendosje të strukturave të ligjore.
Në vazhdë të këtyre kritikave, duket se demokratët ende nuk kanë ndryshuar qëndrim përsa i përket "Operacionit Forca e Ligjit”, dhe madje akuzojnë qeverinë se përmes tij mbajnë "nën kontroll çunat problematik", duke "iu kujtuar çdo dy-tre ditë që të vazhdojnë të mbajnë anën e qeverisë".
Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, ka kritikuar ashpër punën e OFL, ndërsa thekson se ajo “u paraqit si një masë ekstreme ndaj forcës financiare të krimit, nga një qeveri që refuzonte të pranonte se komandohej publikisht nga metastazat e krimit dhe në zgjedhjet e 2013 kishte kandiduar në listat e saj të paktën 19 kriminelë të proceduar dhe dënuar.”
Reagimi i plotë i Strazimirit:
"Operacioni Forca e Ligjit" u paraqit si një masë ekstreme ndaj forcës financiare të krimit, nga një qeveri:
* që refuzonte të pranonte se administrata e saj në të gjitha nivelet, komandohej publikisht nga metastazat e krimit.
* që refuzonte të pranonte se që në 2013 kishte kandiduar në listat e saj të paktën 19 kriminelë të proceduar dhe dënuar.
* që është kapur në flagrancë me përgjime proçeduriale duke këmbyer favore me krimin në çdo fushatë elektorale për vota!
* që siç dëshmojnë përgjimet, krimi edhe kur s'kandidonte vetë, përcaktonte me telefon në nivelet më të larta, kandidatin për deputet të zonës.
Kriminelët të cilët "OFL" po u kërkon të deklarojnë financat, janë të gjithë:
* publikisht të dënuar,
* publikisht të liruar pas kryerjes së dënimit,
* publikisht titullarë biznesesh të ligjshme,
* publikisht fitues tenderash në punë publike gjatë kësaj qeverisjeje...
Asnjë emër nuk është i panjohur minimalisht në rang qarku!!
Të gjithë, nga i pari tek i fundit, e kanë kaluar të paktën nga 1 herë "sitën" e verifikimit të pasurisë!!
Edhe me dëshirën e mirë për të besuar deri në debil'llëk qëllimin e krijimit dhe veprimit të "OFL", një pyetje nuk mund të rrish dot pa e bërë:
* ky shteti që ka vendosur seriozisht të shkatërrojë forcën financiare të krimit, a ka një data-base të individëve të dënuar për krim të organizuar, siç e ka në kompiuterin personal çdo gazetar i kronikës së zezë në Shqipëri, apo i gjen ditë pas dite?
Në çdo rast, nëse vërtetë një qeveri e ka seriozisht:
* publikon LISTËN me emrat e tyre, dhe u nis me postë në adresën e biznesit apo të njërës prej shtëpive njoftimin zyrtar për ri-detyrimin e deklarimit të burimit të të ardhuarve....
Në këtë mënyrë, do kishte kursyer kohë dhe energji, dhe do kishte rritur efikasitet dhe seriozitet!
Mirëpo JO!
Qeveria ka vendosur që kriminelët me të cilët:
* ka bërë pushime e udhëtime private me charter,
* i ka kualifikuar e paguar me miliarda leke tendera publikë që gjatë sundimit të saj,
... t'i njoftojë çdo dy ditë me konferencë shtypi se " u ka dalë emri sërish", përmes asja çupës me uniformë që nuk i heq syzet e zeza që "të mos e njohin kush është", megjithëse portalet e kanë shpërndarë imazhin e saj edhe me golf e xhup në mal, edhe me bikini në plazh...
Çupa "anonime" e qeverisë, me syze dielli i njofton kriminelët-biznesmenë 2 nga 2, 3 nga 3, a 4 nga 4, një ditë në Berat, një ditë në Shkodër, një ditë në Shijak, pastaj në Vlorë 2 ditë... e kthehet sërish në Berat me 2 emra të tjerë...?!
Nëse qeveria në atmosferë zgjedhjesh, ka mjaftueshëm lajme "tërmeti", "COVID-i", "rindërtimi" apo "rishkatërrimi".... çupa me syze dielli nuk del... e bën pushim....(?!)
Sapo media-plani elektoral i qeverisë mbetet bosh, qeveria shfaq sërish çupën e saj me syze dielli, që fillon dhe njofton emrat e kriminelëve që bëjnë biznes me qeverinë, nga aty ku e ka lënë, fjala vjen në Berat, dhe vazhdon përsëri me 2 emra në Shkodër, pastaj me 3 emra në Shijak, pastaj me 4 emra në Vlorë, pastaj me 3 emra të tjerë në....
Kjo e vendos "OFL", qëllimin e krijimit dhe veprimin e saj, në një gur themeli të fushatës elektorale të qeverisë së kapur në flagrancë duke kandiduar, mbështetur, emëruar, duke bërë biznes dhe pushime, duke pranuar vota e influenca dhe më pas duke mbrojtur .... kriminelët-subjekt të "OFL" të qeverisë...
"OFL" e qeverisë në fakt, po bën atë që bën çdo menaxher fushate elektorale, ditën e parë të punës:
* rikonfirmon çdo 2-3 ditë marrëdhënien e bashkëpunimit, partneritetit me shtresat, individët, organizatat e grupet e interesit... diku me të mirë, diku me të keq...
"OFL" ka marrë detyrë fushate elektorale, menaxhimin e "ÇUNAVE PROBLEMATIKË", e t'u rikujtojë çdo 2-3 ditë se duhet të vazhdojnë të mbajnë anën e qeverisë, e cila ka 8 vjet që sundon shqiptarët PREJ KONTRIBUTIT TË NJËJTËVE "ÇUNAVE PROBLEMATIKË" subjekt të "Forca e Ligjit" dhe "OFL" !!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38