Flash News

KRYESORE

Porositë ‘sekrete’ për daljet në ‘kazan’, ku ngjajnë Basha dhe Rama

Porositë ‘sekrete’ për daljet në ‘kazan’,

Dje, një e-mail u shpërnda për demokratët me urdhër të kryetarit Lulzim Basha. Ndër porositë e renditura ra në sy edhe një listë mediash e portalesh që lidershipi demokrat i konsideron si armike.

‘Top Channel’, ‘Klan’, ‘Vizon Plus’, ‘Report TV’, ‘TVSH’, Basha i quan si të blerë nga Edi Rama, duke i ndaluar demokratët të marrin pjesë në emisionet e tyre. Për gazetarët Mero Baze e Skënder Minxhozi thuhet se janë konsumuar së tepërmi nga përdorimi i Ramës dhe përmendet më pas emri i gazetarit Sokol Balla që e quan  shpifës kundër PD-së.

Ndërsa si media ‘të ndaluara’ Basha liston: ‘Tema’, ‘Java News’ ‘Real Story’. Për media të tjera, pa përmendur emra, kryedemokrati thotë se janë portale afër Edi Ramës.

Por, nga ana tjetër, disa muaj më parë një tjetër porosi e ngjashme doli nga bërthama e Partisë Socialiste.

Përpos faktit se i ka cilësuar vazhdimisht ‘kazan’ mediat që nuk i shkojnë mbas fijes dhe që kritikojnë me zë dhe figurë qeverinë, disa muaj më parë edhe Rama ua kufizoi të vetëve, ministra e deputetëve daljet në studiot televizive.

Pasi opozita e bashkuar dogji mandatet, në fund të shkurtit të këtij viti, kreu i qeverisë u kërkoi zyrtarëve të PS që të tij, të mos dalin në asnjë debat televiziv me deputetët e opozitës dhe t’i shmangin debatet me ta.

“Ata s’janë më pala tjetër e parlamentit, po një grusht politikanësh pa norma, që meritojnë përbuzjen e votuesve të tyre dhe refuzimin tonë për të debatuar me ta jashtë parlamentit”, mësohet të jetë thënë Rama gjatë një mbledhjeje pas vendimit të bujshëm të opozitës, sot jashtëparlamentare.

Kush janë gazetarët dhe portalet armike të Lulzim Bashës

Të fundit