Flash News

KRYESORE

Porositi dy vrasje në Elbasan, kush është Endrit Alibejt, vëllai i ‘Tarzanit’ i ekzekutuar në masakrën e Elbasanit  

Erion Alibej u arrestua nga policia si porositësi dhe organizatori i dy vrasjeve të ndodhura në korrik të këtij viti në Elbasan, Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, miq mes tyre.

Nga hetimet e kryera rezultoi se Erion Alibej është organizatori dhe porositësi i dy vrasjeve të ndodhura më datë 20 korrik në qytetin e Elbasanit, në lagjen “28 Nëntori”, ku u vra me armë zjarri shtetasi Emiljano Ramazani dhe i vrasjes së ndodhur më datë  29.07.2020, në afërsi të varrezave të qytetit, ku mbeti i vrarë me armë të ftohtë shtetasi Regis Runaj.

Po kush është Erion Alibej?

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

I riu nga Elbasani nuk është emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Ai është vëllai i Endrit Alibej, i ezkekutuar në 29 dhjetorin e para dy viteve në Bradashesh të Elbasanit, bashkë me xhaxhain e tyre dhe një person me shtetësi turke.

Sipas të dhënave nga policia, të dy vëllezërit drejtonin një grup te trafikut të drogës nga Holanda dhe dyshoheshin për trafikim dhe shpërndarje droge në veri dhe në qendër të Italisë. Endrit Alibej ka përdorur sipas dosjes italiane dhe nofkat “Tino” dhe “Tarzani”.

Para se të vritej, Endrit Alibej është arrestuar në vitin 2013 si pjesë e një grupi që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë.

 

 

Të fundit