Flash News

KRYESORE

“Portal për mjekët që duan të kthehen”/ Mjeku i QSUT -Ramës: Sorry! Platformat dixhitale nuk e ndalin dot hemorragjinë

Dje, kryeministri Edi Rama prezantoi portalin “Mjekë për Shqipërinë”, i cili shërben si një opsion për ata që përfundojnë studimet rishtaz për mjekët specializantë.

Ky portal , tha ai, është në dispozicion edhe të atyre që duan të rikthehen e të shërbejnë në Shqipëri. Në këtë pikë është ndalur edhe mjeku i njohur infeksionit, mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale, Tritan Kalo.

Në një reagim në facebook, Kalo ndalet te “ftesa” që Rama u drejtoi bluzave të bardha për platformën e re ‘Mjekë për Shqipërinë’.

Nisur nga përvoja e tij e nisur që në vitin 1976, mjeku i QSUT i sqaron kryeministrit se “homoraxhia” e largimit të mjekëve, kryesisht në Gjermani nuk mbyllet me platforma dixhitale, por duke luftuar fillimisht  militantizmin, nepotizmin dhe antimeritokracinë në fushën e shëndetësisë.

Reagimi:

PLATFORMAT informuese NUKU jane menyra te punesimit perfshire edhe Mjeksine/Shendetesine Publike, POR ato tregojne udhen per t'ia mbritur nje qellimi te tille.....MEKANIZMAT deri ne firmosjen e nje KONTRATE pune I perfshijne edhe informimet "on-line" per mundesite e punesimit, POR ato jane me komplekse se nje plaforme dixhitale….MOS e transformoni Shqiperine ne nje treg pune virtual, sidomos ne Sektorin e Shendetesise Publike, sepse NUKU eshte kjo menyra e duhur per te ndalur "HEMORAGJINE" e largimit nga Shqiperia te personelit mjek, infermjer dhe teknicien…..PERMIRSIMI I kushteve te punes, siguria ne pune, shtimi I pagave ne raport te drejte me ngarkesen dhe pergjegjesite qe kane mjeket, infermjeret, tekniket e imazherise apo te laboratorit, sektori ndihmes (sanitare, barelmbajtes, mirmbajtes te teknikes laboratorike dhe ekzaminuese, specialistet e IT-se, ej.)…..VIRTUALISHT eshte e pamundur te vlersosh "skills" te nje individi qe duam te punesojme….Ne NENTOR 2013 u organizua nje takim ne Pallatin e Brigadave nga KM se bashku me MSH te kohes, me rreth 150 mjek shqiptare qe punonin neper Bote.....U mendua te josheshin ata te riktheheshin…..Ndodhi e kunderta, ata jo vetem qe nuk u kthyen, POR terhoqen kemben zvarre edhe per qindra mjeke e infermjere qe jane larguar nderkohe nga Shqiperia.....LUGA BOSH nuk e ngop me as syrin dhe jo me barkun e qytetareve te ketij vendi....SHIHNI me kujdes strukturen administrative te Shendetesise Publike, ajo NUKU eshte tkuruar aspak ne proporcion te drejte me tkurjen e strukturave funksionale te kujdes-dhenies ne kete sektor, PERKUNDRAZI....Punesohen me dhjetra koordinatore, aty ku duhet te punesohen infermjere apo mjeke, sepse jane ATA/ATO qe e ofrojne PERKUJDESIN SHENDETSOR dhe jo individet, te cilet ngrohin kariket apo perçojne foto informuese ne Instagram per superioret e tyre….PUNES i duhet gjetur individi I kualifikuar per ate sektor, dhe jo te "gjindet Kola ne pune".....MILITANTIZMI, NEPOTIZMI dhe ANTIMERITOKARACIJA ne Shendetesi NUKU luftohen me platforma dixhitale....E kam nisur kontaktin me shendetesine publike qe ne 1 Shtator 1976, si student dhe me pas si mjek e per dy vjet dal ne pension...JU them me plotebindje se diçka di me shume nga ndokush, per kete sektor jetik te vendit tone.....BURIMET NJERZORE jane aseti me I çmuar, por edhe me delikati per ngritjen, mbarevajtjen dhe zhvillimi e nje Shendetesi Publike bashkekohore…....Platformat Dixhitale NUKU jane Burime njerzore....SORRY!!!!

Të fundit