Flash News

KRYESORE

Portale dhe gazeta në Shqipëri që financohen nga Greqia; Dokumenti: U shpenzuan 1 milion euro

Portale dhe gazeta në Shqipëri që financohen nga Greqia;

Në mediat greke po raportohet me ritëm të lartë për fondet sekrete të Ministrisë së Jashtme gjatë kohës së drejtuar nga Nikos Kotzias. Bëhet fjalë për një shumë prej rreth 1 milion euro që është përdorur nga ministra greke për të financuar disa media në Shqipëri, Maqedoni dhe Kishën Ortodokse.

Emrat e këtyre portaleve dhe gazetave nuk janë bërë ende publike, por qëllimi i financimit ka qenë “për të siguruar publikime pozitive për imazhin e Greqisë e krijimin e lobit të gazetarëve shqiptarë ne vend, si dhe kokat e medias të mbështesin interesat e Greqisë”.

Zyrat e shtypit në Kryeministrinë dhe Kuvendin e Greqisë kanë reaguar kundër këtyre lajmeve, gjithsesi, nuk e kanë përgënjeshtruar ekzistencën e këtij dokumenti.

Të fundit