Flash News

KRYESORE

Portali bashkëqeverisës/ Rama në takim me qytetarët: Mos kërkoni miq, mos kërkoni partira, thjeshtë vini në lëvizje qeverinë për çdo problem

Portali bashkëqeverisës/ Rama në takim me qytetarët: Mos

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët dhe koordinatorët e portalit të bashkëqeverisësjes, “Shqipëria që duam”, ku kanë folur qytetarë që kanë gjetur zgjidhje për problemet e tyre nga ky portal.

Në prezantimin e këtyre qytetarëve, Rama bëri thirrje që çdo qytetarë të mos neglizhojë përdorimin e këtij portali, pasi mjaftojnë vetëm 3 minuta dhe brenda dhjetë ditëve marrin përgjigje për problemet, apo hallet e tyre.

“Ju mjaftojnë 2-3 minuta dhe brenda dhjetë ditësh do të merrni përgjigjen. Mos kërkoni miq, mos kërkoni partira për të marrë të drejtën që ju takon duke nxjerrë nga xhepi qoftë edhe 10 qindarka, por drejtojuni portalit “Shqipëria që duam”. Thjeshtë vini në lëvizje qeverinë për çdo problem.

Kemi arritur të garantojmë në radhë të parë respektin e shtetit për qytetarët, të cilët nuk e lëshojnë kërkesën në drejtim të paditur, por kur na adresohen marrin përgjigje”, tha Rama.

Sipas tij, numri i kërkesave që kanë ardhur në adresë të “Shqipëria që duam” ka qenë i lartë. Kryeministri u shpreh se 3447 ankesa kanë marrë përgjigje pozitive, por ka pasur raste, sipas tij, që për arsye ligjore qytetarët nuk kanë marrë dot zgjidhje nga qeveria.

“Raste të tjera dhe ndodh shpesh kur qytetarët janë të dëshpëruar nga padrejtësitë e sistemit të drejtësisë, por atyre nuk kemi çfarë t’u bëjmë.

Kur vjen puna tek ndërhyrja në proces kjo është e pamundur për qeverinë, pasi Kushtetuta i përcakton qartë kufizimet që pushtetet kanë. Edhe pse qytetari mund të jetë i dëshpëruar nga padrejtësia e sistemit të drejtësisë”, u shpreh kryeministri.

Të fundit