Flash News

KRYESORE

Portali i majtë: Lindita Nikolla jep dorëheqjen, Rama i kërkon të qëndrojë

Portali “Pamfleti.net”, i njohur si media e afërt me qeverinë, ka publikuar një lajm sipas të cilit Lindita Nikolla ka paraqitur dorëheqjen nga detyra mëngjesin e sotëm me shpresën për ët shuar protestën e studentëve.

“Sipas burimeve, Nikolla i ka pohuar kryeministrit se nuk e përballon dot më presionin e protestës në rritje.

Dorëheqja e Nikollës nuk është pranuar nga Rama, pasi një gjë e tillë mund ta nxisë më shumë protestën deri në rrëzimin e qeverisë. Sipas burimeve të besueshme, Rama i ka kërkuar ministres që të qëndrojë edhe pak, pasi ka nisur pazaret për të shuar protestën”, thuhet ndër të tjerash në lajmin e publikuar nga portali në fjalë.

Të fundit