Flash News

KRYESORE

Portali i “punësimit qeveritar” censurohet nga strukturat e shtetit, deputeti demokrat tregon si ta hapni

Ditën e djeshme, qarkulloi në të gjitha mediat portali i ri ‘kryeministrot’ në të cilin shpalleshin disa vende të lira pune.

Ndër to edhe “Ministër i Punëve të Pista”. Tek aplikimi janë të vendosura edhe kriteret që duhet të përmbush kandidati. “Të jetë shtetas shqiptar; Të ketë lidhje me botën e krimit, mundësisht familjare; Të jetë ish anëtar i partisë së punës, i rilindur socialist”.

Mirëpo, ky portal u censurua shumë shpejt. Deputeti demokrat i Vlorës Agron Shehaj, në një reagim në Facebook, teksa shpreh habinë për “angazhimin e strukturave të shtetit në censurimin e portalit të ‘punësimit’”, shprehet se ka një mënyrë tjetër për të hapur portalin.

“Nuk prisja që të angazhoheshin të gjitha strukturat e shtetit për të censuruar portalin e "punësimit" www.kryeministri.com, por me sa duket ishte shumë i besueshëm.

Shumë shpejt portali do jetë prapë online edhe nga Shqipëria, Ndërkohë ka një mënyre për ta 'mundur' censurën  qeveritar duke 'aplikuar' në të https://nl.hideproxy.me/go.php…

për t'a hapur”, shkruan deputeti Agron Shehaj.

Të fundit