Flash News

KRYESORE

Portali i Saimir Tahirit sulmon Edi Ramën: Skizofreni gjaknxehtë që e degradoi Partinë Socialiste në këmbim të asgjëje

Portali i Saimir Tahirit sulmon Edi Ramën: Skizofreni gjaknxehtë

‘Pamfleti’ është një portal që financohet nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, kjo e konfirmuar nga deputetët gjermanë, të cilët ia bën të ditur edhe kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës në Bundenstag.

Prej kohësh ky portal ka vënë në shënjestër kryeministrin Rama, sidomos ditët e fundit, pas dorëheqjes së Tahirit nga posti i deputetit. Akuzat po shtohen edhe me paralajmërimet se Fatmir Xhafaj është pranë dorëheqjes pas shpërthimit të skandalit të vëllait të tij, Agron Xhafaj.

Sot në mbrëmje, ‘Pamfleti’ ka publikuar një analizë me titull: “Edi Rama, ekscentrik dhe i pabesë, skizofreni gjaknxehtë që e degradoi Partinë Socialiste në këmbim të asgjëje”

Aty sulmohet ashpër kryeministri Rama si person që nuk pranon mendimin ndryshe dhe eleminon aleatët sapo ata nisin dhe fuqizohen. Shembulli i Tahirit sillet nga ky portal si fakt që provon këtë akuzë ndaj Ramës.

Në shkrim fliet edhe për shkatërrimin e grupit të ri që ishte krijuar brenda PS, Xhafaj-Veliaj, me ministrin që tashmë është pranë dorëheqjes dhe kryebashkiakun e Tiranës që po shantazhohet me promovimin e Ogerta Manastirliut si zëvendësuese e tij në zgjedhjet lokale të 2019-ës.

Të fundit