Flash News

KRYESORE

Porti i Durrësit me drejtor të ri, ikën Lipivani i LSI-së, vjen Artjan Qirici i PS -së

Pas ndryshimeve të shumta nëpër ministri, dikastere e intitucione me një rëndësi të veçantë, ku janë larguar thuajse të gjithë drejtorët e LSI-së dhe aleatëve të tjerë, të cilët janë zvëndësuar me anëtarë të PS, edhe Porti i Durrësit mëson emrin e drejtorit të ri. Më 23 tetor 2017, në mesditë, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, u zhvillua mbledhja e Këshillit Drejtues të APD-së (Autoriteti Portual Durrës, person juridik publik), njofton APD-ja.  Pas propozimit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, është marrë vendimi për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Portit të Durrësit Artjan Qirici.  Ky i fundit, në periudhën 2013-2017, ka mbajtur postin e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm ekzekutiv në APD.  Qirici ka zëvendësuar Aleksandër Lipivanin, përfaqësues i LSI-së.

Porti i Durrësit është nyja e transportit të mallërave dhe pasagjerëve në vend, një institucion ku janë të punësuar qindra vetë dh që ka pasur hetë pas here shqetësime me menaxhimin e tij.

Drejtori i ri, Artjan Qirici, u diplomua në Universitetin e Tiranës, fakulteti i inxhinierisë mekanike dhe elektrike.

- Gjatë periudhës 1985-1987 ka punuar si inxhinier mekanik në kombinatin ushtarak, Poliçan.

- Gjatë periudhës 1988-mars 1991, ka punuar si inxhinier teknolog në uzinën mekanike të naftës, Kuçovë.

- Në periudhën mars 1991-dhjetor 1993, ka punuar si drejtues teknik në një nga kompanitë më të mëdha të anijeve të udhëtarëve “Hilo- Lines” si dhe të mallrave “Sea-Coral” në Pire’, Greqi.

- Më 1994-1995 u diplomua “2- engineer shipping” dhe ka punuar mekanik II në anijen “Hydrofoil`s & Cargo Ship”.

- Më 1995-1997 u emërua bashkëpronar dhe menaxher në kompaninë private “General Ship Repair”, “Pegasus”, në Greqi.

- Në periudhën mars 1997-tetor 2013, u emërua drejtor ekzekutiv në kompaninë “Aris Qirici& Co LTD”.

Të fundit