Flash News

KRYESORE

Portieri i Manchester City braktis të rinjtë e Malit të Zi për Kosovën: Ata nuk më ofruan një vend në Kombëtaren A

Portieri i Manchester City braktis të rinjtë e Malit të Zi

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se portieri 19 vjeçar i Manchester City-t, Arjanet Muriç [Muriqi] do të braktisë ekipin U-21 të Malit të Zi për t'iu bashkuar përfaqësueses së Kosovës.

Babai i tij, Samiri është shprehur i kënaqur me këtë vendim të djalit të tij, duke argumentuar: “Jam shumë i lumtur që pas shumë bisedave që patëm me krerët e FFK-së dhe pas bashkëbisedimit me djalin tim Arjanetin, ai, vendosi që t’i bashkohet Kosovës përkatësisht Kombëtares A. Arjaneti ishte pjesë e Kombëtares malazeze natyrisht për të rinjtë, por ai dhe unë si baba vendosëm t’i themi ‘po’ Kosovës e t’i bashkohemi trungut tonë të cilit i takojmë”.

“Besoj se Arjaneti do të japë kontributin e tij dhe se Kosova ka fituar një portier me perspektivë. Të kuptohemi ne nuk po e tradhtojmë as Malin e Zi por ata nuk kanë qenë të gatshëm t’i gjejnë një vend në Kombëtaren A, kësisoj ne bëmë zgjedhjen e duhur. Unë besoj se Kosova ka një të ardhme të ndritur e që shpresoj që edhe Arjaneti të jetë pjesë e këtij suksesi dhe uroj gjithë të mirat” ka thënë Samir Muriqi për Klan Kosovën.

Muriç ka lindur në Zvicër ndërsa gjatë karrierës së tij është aktivizuar me Zyrihun ndërsa sezonin e kaluar ishte pjesë e ekipit holandez të NAC Bredas. 19-vjeçari është portier i tretë i ekipit anglez, ndërsa ishte ne stolin e rezervave në ndeshjen e Premier Leagues kundër Uolverhamptonit.

Të fundit