Flash News

KRYESORE

Portieri legjendar i Lazios flet për Strakoshën: Ai është i kompletuar me një personalitet të fortë

Portieri legjendar i Lazios flet për Strakoshën: Ai është i

Luca Marchegiani, një nga portierët më të njohur të historisë së futbollit italian, ka dhënë mendimin e tij për portierin shqiptar Thomas Strakosha, që aktualisht aktivizohet te ekipi i Lazios.

I intervistuar nga mediat italiane, ai ka thënë se Strakosha është një portier i kompletuar me një personalitet të fortë, që ju jep siguri shokëve të skuadrës.

Ai është një portier i kompletuar me një personalitet të fortë dhe u jep siguri shokëve të skuadrës. Nuk ka defekte të dukshme. Teknikisht është i fortë por duhet të përmirësohet te shtyrja përpara. Nëse topin e ka afër trupit e pret, ndërsa ka më shumë vështirësi kur e ka sferën larg”, është shprehur Marchegiano.

Në këtë sezon, Thomas Strakosha është kthyer në një titullar të padiskutueshëm për formacionin e Simone Inzaghi.

 

Të fundit