Flash News

KRYESORE

Portieri Ter Shtegen rinovon me Barcelonën me një klauzolë si asnjë portier tjetër

Portieri Ter Shtegen rinovon me Barcelonën me një klauzolë si

Nëpërmjet një njoftimi në facebook klubi i Barcelonës ka njoftuar se ka arritur akordin me portierin gjerman, Mark Andre Ter Shtegen,  për të zgjatur kontraten deri në vitin 2022.

Marrëveshja ekzistuese me Ter Shtegen parashikohej të përfundonte në verën e vitit 2019, por është gjetur gjuha e përbashkët në aspektin ekonomik për të shtyrë mbylljen e saj me tre edicione të tjera, duke e vendosur në qershorin e vitit 2022.

Firma do të hidhet zyrtarisht nesër, pro ndërkaq është mësuar se në këtë kontratë të re do të ketë një klauzolë shumë të lartë largimi, pasi aty është vendosur shifra e 180 milionë eurove për portierin.

Të fundit