Flash News

KRYESORE

'Portokalli' nis me surpriza, do të prezantohet nga katër moderatorë  

'Portokalli' nis me surpriza, do të prezantohet nga katër

Spektakli i humorit 'Portokalli' nis këtë diel, i rikthyer me shumë surpriza.

Duke nisur nga kjo fundjavë, 'Portokalli' do të prezantohet nga katër moderatorë. Ka qenë regjisori i këtij spektakli, Altin Basha ai i cili e ka konfirmuar këtë detaj, ndryshe nga sezonet e shkuara, gjatë një interviste në emisionin 'Ftesë në pesë'.

"Do të fillojmë me 4 moderatorë, do jetë një surprizë interesante nisja e këtij sezoni. Besoj do të vijojmë edhe me surpriza të tjera që presin në radhë për t'u shfaqur sepse jo të gjitha produktet e audicionit do të dalin në premierën e parë të Portokalli-së, sepse kemi shumë të tilla", u shpreh regjisori, i cili nuk foli për emra konkretë se kush do të jenë këta moderatorë, ndërsa konfirmoi se në këtë sezon do të shohim në skenë edhe aktorë të rinj.

Të fundit