Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Portreti i Ramës dhe i qeverisë së tij si portreti i Dorian Greit, nuk ka shpëtim
Fitim Zekthi
Gjithnjë është folur shumë dhe në mënyra të ndryshme për pushtetin, por ajo që thotë From se ai është i rrënjosur tek dobësia dhe jo tek forca gjendet në zemër të mendimit të shumë e shumë autorëve në çdo kohë. Pra dobësia duke qenë për shumë njerëz shtysa e kërkimit të pushtetit i ka shtyrë ata të përdorin mjete nga më të ndryshmet dhe më shkatërrimtaret për të arritur pushtetin (I cili në një farë kuptimi nuk arrihet kurrë pasi dëshira për të rritet pambarim dhe çdo pushtet duket gjithnjë i vogël).
Kjo lojë ose përdorimi i çdo mjeti për të fituar pushtet, nën shtysën e dobësisë, zakonisht njihet si marrëveshja me djallin. Në mënyrë të mrekullueshme kjo marrëveshje shkatërrimtare trajtohet nga Oskar Wilde në librin shumë të njohur “Portreti i Dorian Greit”.
Dorian Grei një djalë i bukur narcisist është muza e një piktori, Basilit, i cili i bën atij një portret. Lordi Henri Wotton, një aristokrat, adhurues i kënaqësive pa ndonjë kufi moral, thotë gjatë kohës që Basil po bënte portretin e Greit se e vetmja gjë e rëndësishme në jetë ishte ndjekja e kënaqësive. Grei mendon se kjo gjë duhet të niste me bukurinë dhe atij i shkrep në mendje ideja e të qëndruarit I ri dhe i bukur dhe e vjetrimit dhe e ndryshimit të portretit që bënte Basili. Nën ndikimin e thellë të Lordit Wotton, Grei, fillon të ndjekë plotësisht kënaqësitë që kishin të bënin me anën sensuale.
Ai sheh një vajzë, Sibil, aktore. I vardiset. Të dy bien në dashuri me njëri-tjetrin. Grei fton Basilin dhe Lordin Wotton të shohin Sibilën në një vepër të Shekspirit ku ajo luante rolin kryesor. Lordi Wotton dhe Basili nuk e pëlqejnë lojën aktoreske të Sibilës dhe mendojnë se Grei ka rënë në dashuri me të sepse jo se është e bukur por sepse ajo është aktore e mirë. Grei, ndahet nga Sibil duke i thënë se ajo ishte aktore e dobët dhe se bukuria e saj e vërtetë duhet të ishte aktrimi. Pa të bukurinë e aktrimit atij nuk i interesonte Sibil. Sibil bie në depresion. Pak më pas Grei pendohet dhe kërkon të pajtohet me Sibil por ajo kishte vrarë veten.
Kur shkon në shtëpi Grei sheh se portreti i tij kishte ndryshuar. Dëshira e tij ishte realizuar. Grei ishte po njësoj ndërsa portreti ishte errësuar dhe kishte shenja të një njeriu mizor. Grei kupton se tashmë jeta e tij ishte në rrugën e ndjekjes së epshit, kënaqësive, pushtetit që kishte fituar duke mbetur i ri dhe i bukur. Ai vazhdon 18 vjet këtë jetë. Gjatë këtyre viteve kryen edhe disa vrasje. Vret Basilin, piktorin që i bëri portretin, sepse ai i kërkoi që të hiqte dorë nga ajo që po bënte. Ai vret edhe një kimist të cilit i kërkoi të zhdukë trupin e Basilit.
Gjatë këtyre 18 viteve jetë pas epshit, kënaqësive, vrasjeve dhe mashtrimeve Grei ishte i ri dhe i bukur si ditën kur Basili i bëri portretin ndërsa portreti ishte vjetruar, tregonte një njeri skëterrë, mizor dhe të ndyrë që plakej keqas. Në një moment Grei i thotë Lordit Wotton se do të ndryshonte dhe do të jetonte në mënyrë të ndershme nga ai moment. Kur shkon në shtëpi dhe sheh portretin vëren se portreti ishte bërë edhe më i errët dhe më i shëmtuar. Pra, kur Grei tha se do të ndryshonte duke jetuar me ndershmëri, ishte i pandershëm. Ai e bëri këtë nga vaniteti, kurioziteti dhe dëshira për përvoja të reja por jo për të ndryshuar moralisht. Atëherë Grei, vendos të shkatërrojë portretin e tij. Ai qëllon me thikë mbi portretin e tij. Dëgjohet një zhurmë e madhe dhe kur shërbyesit vijnë në dhomë shohin një plak të shëmtuar, rrëzuar përtokë i vdekur, me një thikë të ngulur në zemër dhe portretin që ishte kthyer në gjendjen e tij fillestare.
Ky libër i mrekullueshëm i lexuar gjerësisht na ndihmon për të kuptuar edhe gjendjen e sotme te qeverisjes së vendit. Qeveria e kryeministrit Rama dhe vetë ai kanë vendosur që nëpërmjet propagandës së pakufishme të përpiqen të ruajnë të paprekur pamjen e tyre të para disa viteve kur nuk ishin në pushtet ose sapo morën pushtetin kur iu thanë njerëzve se do të ndërtonin një qeveri që do të luftonte krimin, trafikun, do të zhvillonte ekonominë, do të mundësonte liri ekonomie, vende pune dhe zhvillim.
Ashtu siç portreti, të cilin Grei e mbylli në arkë, vjetrohej, bëhej i shëmtuar dhe tregonte mizori dhe ligësi edhe ajo që bën në të vërtetë qeveria tregon lidhje me krimin, trafikun, korrupsion, varfërim për njerëzit. Ashtu siç Dorian Grei teksa pozonte për portretin që po i bënte Basili dëshironte të rrinte i ri dhe i bukur, dëshironte pushtet dhe jetë të shfrenuar pas epshit dhe kënaqësive ashtu edhe qeveria e Ramës dhe vetë Rama teksa lajmëronte krijimin e skuadrës së Rilindjes, fliste për Shqipërinë e re që do të ndërtonin, bënte marrëveshje dhe fuste në politikë njerëz që vinin nga lidhje kriminale të trafikut dhe drogës. Ashtu siç Grei pranoi marrëveshjen me djallin për të jetuar gjithnjë i ri dhe me pushtet të plotë për të jetuar çdo kënaqësi trupore nën ndikimin e Lordit Wotton (që ishte djalli) edhe Rama që në krye të herës kur ishte në opozitë bëri këtë marrëveshje me djallin dhe thirri në ekipin e tij njerëz të pasur, njerëz me lidhje me botën e krimit në mënyrë që të merrte pushtetin dhe më pas të jetonte “jetën kryeministrore” duke dominuar politikën dhe vendin, duke mbjellë vendin me hashash, duke e zhytur ekonominë në klientelizëm, duke kontrolluar me “djallin” me të cilin bëri marrëveshje gjithçka. Ashtu si Grei që u zhyt gjithnjë e më shumë në llumin e ndjekjes së kënaqësive dhe të vrasjeve edhe Rama dhe qeveria e tij vit pas viti dhe muaj pas muaji dhanë koncesione, mbrojtën njerëz të lidhur me krimin, bënë deputetë dhe ministra njerëz të dyshuar për këto lidhje, u zhytën në korrupsion, ndërtuan kulla, iu dhanë pushtet nëpër Shqipëri grupeve të krimit. Sot nuk ka me një vije qe ndan qeverisjen nga krimi.
Po të shihje reagimin e kryeministrit pak ditë më parë në përgjigje ndaj kërkesave të Bashës për vetting të politikanëve, për kontroll të lidhjeve të tyre me trafikun dhe për verifikim të pasurive do të kuptoje se ishim në pikën gati fundore kur Grei kërkoi të zhdukej kimisti Cambell sepse ai nuk mund të pranonte që të zbulohej ndonjë gjurmë e të vërtetës. Kryeministri Rama doli përtej çdo norme komunikimi duke sulmuar Bashën dhe opozitën me tallje dhe insinuata dhe tha se : "Ai krimineli është shoku i burrit të motrës së kundërshtarit tim. Mamaja e tij ka lidhje me tre komshi kriminelë. Krushku i njërit është trafikant që del i lidhur me kundërshtarin tim. Shans për të marrë pushtet me zgjedhje unë s'kam. Prandaj dua Vetting për lidhjet e tij me krimin [????] " Ky shpërthim ishte saktësisht si shpërthimi i Greit kur Basili i tha se ngarendja pa ndalje drejt kënaqësive, epshit, pushtetit, famës duhet ndalur, duhej një kthim ndryshe vjen shkatërrimi. Dhe Grei që nuk mund të pranonte kthim shpërtheu dhe e vrau. Rama nuk mund të vrasë Bashën pse ky i kërkon vetting, por do të bëjë dhe po bën gjithçka që lidhjet me krimin, trafikun dhe drogën të njerëzve të pushtetit të mos verifikohen. Edhe shpërthimi në televizion tek Blendi Fevziu ku Rama tha se ai qeveriste mirë, se populli e donte, se do të fitonte prapë dhe thellë, janë dëshmi e kësaj gjendjeje që ka shkuar larg. Rama kërkon të imponohet si qeveritar i mirë, që e duan njerëzit, që lufton krimin etj. Kjo është pamja e Greit që qëndronte i ri për shkak marrëveshjes me djallin. Pamja e vërtetë e Greit u pa kur u godit portreti. Ai ishte plakur dhe ishte krejt i shëmtuar dhe i mbuluar nga shumë e shumë zullume. Nuk dihet se sa do të vazhdojë Rama dhe qeveria e tij “ta mbajë mbyllur në arkë” portretin e tij, i cili tregon gjendjen e tij të vërtetë. E sigurt është që disa gjëra nga ai portret po duken dhe një ditë ai do të dalë i plotë. Marrëveshja me djallin nuk shpëton askënd.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38