Flash News

KRYESORE

Portretizohen sërish si mafiozë, seriali më i ri me protagonistë një familje shqiptare

Portretizohen sërish si mafiozë, seriali më i ri me

Aktori i famshëm turk Bugra Gulsoy i cili në Shqipëri njihet për rolin e tij "Guney" tek "Kuzey dhe Guney" kësaj radhe do të portretizojë një shqiptarë.

Bugra do të luajë në serialin më të ri turk "Azize" që do të transmetohet në Kanal D në Turqi. Ai do të jetë shqiptarë dhe do të ketë emrin Kartal që në turqisht ka kuptimin e fjalës "shqiponjë".

Kartal është pjesë e një familjeje shqiptare ku në qendër të serialit janë disa familje që kontrollojnë mafian dhe nëntokën. Ndërkohë personazhi femër kryesor do të jetë po ashtu një aktore shumë e famshme, Hande Ercel, që do të luajë rolin e Azize-s e cila kërkon të hakmerret ndaj familjes shqiptare.

Në rrjete sociale ka pasur një reagim jo pozitiv nga shqiptarët duke qenë se sërish ata portretizohen si mafiozë.

Të fundit