Flash News

KRYESORE

Post drejtues te Top Channel, ja në shoqërinë e kujt po e pret konfirmimin Ben Blushi

Ben Blushi është në pritje të konfirmimit nga Top Channel për postin e drejtorit Ekzekutiv. Burime për Politiko.al bënë me dije se zyrtarizimi do të bëhet sot.

Ndërkohë, një tjetër foto e siguruar sot nga ‘Politiko’ tregon Blushin një prej lokaleve të Tiranës të ulur në tavolinë me Ylli Rakipin, i cili dje filloi transmetimin e emisionit ‘Të Paekspozuarit’ në Top Channel, dhe me gazetarin Andi Bejtja.

Ish-kreu i LIBRA-s nuk ka reaguar për raportimet se ai do të jetë drejtuesi i ri i ‘TCH’, megjithatë duket se puna për të ka nisur.

Me zyrtarizimin e Ben Blushit në postin e drejtorit Ekzekutiv, Top Channel duhet të gjejë edhe emrin për drejtorin e ri të Informacionit.

Të fundit