Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Bota me dy rreshta: nga vaksina e Oksfordit, gjurmimi digjital në Francë dhe 'falimenti i Airbus'

Posta e mëngjesit/ Bota me dy rreshta: nga vaksina e Oksfordit, gjurmimi

Politiko.al

Mirëmëngjes!

‘Posta e mëngjesit’ ju sjell një përmbledhje të lajmeve kryesore në botë: duke filluar nga puna për një vaksinë të re nga shkencëtarët e Oksfordit, që mund të jetë në treg në shtator; ulja e çmimeve të naftës; ligji për maska të detyrueshme në Gjermani, gjurmimi digjital në Francë dhe falimentimi i mundshëm i ‘Airbus’.

Shkencëtarët e Oksfordit thonë se vaksina mund të mbërrijë në shtator

■Një laborator i Universitetit të Oksfordit po bën përpara në garën mbarëbotërore për një vaksinë anti-koronavirus.

Ndërsa shumica e ekipeve hulumtuese kanë filluar me prova të vogla klinike, me disa qindra pacientë, shkencëtarët në Institutin Jenner të Oksfordit po planifikojnë ta testojnë vaksinën e tyre të re në mbi më shumë se 6,000 njerëz deri në fund të majit.

Instituti ia nisi mbarë, pasi kishte vërtetuar tashmë se inokulimet e ngjashme nuk i dëmtojnë njerëzit. Nëse vaksina është efektive dhe miratohet nga rregullatorët, thonë shkencëtarët, dozat e para të saj mund të jenë në dispozicion në shtator.

Më thellë: Mjekët në ShBA po kryejnë prova me estrogjen si një trajtim për pacientët meshkuj, duke teorizuar se hormoni në fjalë po i ndihmon gratë të mbijetojnë nga virusi.

Lajme të tjera:

■ Kryeministri Boris Johnson i Britanisë u kthye në punë të hënën dhe tha se vendi po fillonte ta kthente mbrasht valën goditëse, por nuk tregoi se kur ose si do të hiqej bllokimi i vendit.

Çmimet e naftës ranë sërish të hënën; referencat amerikane shkuan drejt 10 dollarëve për fuçi.

Airbus, një nga prodhuesit më të mëdhenj të avionëve në botë, paralajmëroi të hënën se mund të falimentonte pasi porositë e bëra për prodhimet e tyre janë shtyrë.

Qeveria e Francës po përballet me reagime kundërshtuese ndaj nxitimit të saj që përmes një vote në Parlament sot të marrë vendimin për të rihapur vendin, hap që përfshin masa për gjurmimin dixhital të njerëzve.

Gjermania e bëri të detyrueshme mbajtjen e maskave, për ata që përdorin transportin publik dhe në shumicën e dyqaneve, duke filluar nga e hëna. Zvicra lejoi që një numër i kufizuar biznesesh të rihapeshin.

Afganistani tha se do të lirojë 12,000 të burgosur, përveç 10,000 tashmë të liruar, teksa pandemia përhapet në të gjithë vendin dhe burgjet mbeten të mbingarkuara.

Punëtorët e kujdesit shëndetësor, të stigmatizuar si përhapës të infeksionit për shkak të punës së tyre, janë sulmuar dhe abuzuar në disa vende. Në Filipine, sulmuesit e lanë një infermiere me zbardhues, duke e verbuar.

*Për ta marrë me email ‘Postën e mëngjesit’ dërgo një email te [email protected]

Të fundit