Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, njoftoi të mërkurën se ishte testuar pozitivisht për virusin. Parlamenti anuloi seancat plenare deri më 20 tetor pasi të paktën 10 ligjvënës testuan pozitivë.

■ Provat e hershme klinike kanë përfunduar për një vaksinë të dytë ruse, tha një zyrtar shëndetësor të mërkurën, duke shkuar më afër regjistrimit nën qasjen ruse të aprovimit të vaksinave për përdorim emergjent përpara fillimit të provave të fazës së vonë.

■ Një studim i gati 85,000 rasteve në Indi zbuloi se fëmijët e të gjitha moshave mund të infektohen me koronavirus dhe ta përhapin atë tek të tjerët.

■ Afrika e Jugut do të fillojë të lejojë disa turistë ndërkombëtarë të hyjnë në vend, por të paktën një duzinë vendesh europiane, duke përfshirë Britaninë, Francën, Rusinë, Islandën dhe Hollandën - si dhe Shtetet e Bashkuara dhe shumica e Amerikës Latine - mbeten në një listë pa fluturime.

■ Taku Sekine: Shefi japonez, i famshëm për dy restorantet e tij në Paris, Dersou dhe Cheval d’or, u vetëvra pasi u akuzua për sulm seksual. Familja fajësoi mediat sociale dhe mediat e lajmeve për vdekjen e tij.

■ Vatikan-ShBA: Papa Françesku nuk pranoi dje të takonte Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, i cili po kërkon një vijë më të ashpër të Vatikanit ndaj Kinës. Selia e Shenjtë tha se një takim pak para zgjedhjeve në SHBA do të ishte i papërshtatshëm.

■ Gjyqi i Dieselgate: Rupert Stadler, ish-shefi ekzekutiv i Audi, një divizion i Volkswagen u bë i pari nga dhjetra ish-menaxherë dhe inxhinierë që dolën në gjyq në Gjermani me akuzat se ata mbikëqyrnin një komplot mashtrues të emëtimeve të gazrave.

Të fundit