Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian David Lega kritikon sërish ligjin për “antishpifjen” të qeverisë Rama. Lega shkruan se “Garantimi i lirisë së medias është vital për demokracinë dhe i domosdoshëm për integrimin në BE të Shqipërisë.

■ Dështon sërish Këshilli Politik/ Gjiknuri ‘ofertë’ PD-LSI, opozita e bashkuar: PS ka frikë nga përgjigja e ODIHR; Rudina Hajdari thirrje për bojkot.

■ Akuzohet se nxori sekret hetimor, GJKKO le në fuqi masën për pezullimin nga detyra ndaj zv.drejtorit të OFL, Artan Shkëmbi.

■ E lidhur: Kush janë dy trafikantët shqiptarë që u informuan nga numri 2 i OFL

Skema e mashtrimit, infermieri merr 1.5 milionë lekë për kurën e covid-it.

■ COVID-19, MSH: Një viktimë dhe 157 raste të reja në 24 orët e fundit

Asambleja e PS-së, Veliaj sulme opinionistëve dhe opozitës: Analistët gjobisin politikanë dhe biznese; Basha, me 4 vila në vit tërmeti.

■ Sot mblidhen qeveritë; nga mbërritja e Hotit në Tiranë, tek konferenca e përbashkët, zbardhet axhenda e takimit Kosovë-Shqipëri.

■ Zgjedhjet në PD, mbyllet votimi në qarkun e Lezhës, konfirmohen të 31 kandidatët për deputetë.

■ Debati Biden-Trump, kush fitoi? Arvizu: Ishte i vështirë për t’u parë! I lumtur që nuk jam ambasador i SHBA në Shqipëri në këto momente

■ Kreu i OFL i akuzuar si 'spiun', Lleshaj: Ka edhe devijime... E rëndësishme që e zbuluam dhe u distancuam. Ndërkaq, referuar 'kërcënimeve' të PD-së për padi, Lleshaj i quajti qesharake, duke shtuar se nëse kanë prova le të bëjnë kallëzim në prokurori, jo presione politike në media.

■ Basha sfidon publikisht Ramën: Deri me 25 prill, kur të dojë e ftoj në debat.

Të fundit