Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

█SHPJEGON POLITIKO/

Pak ditë para mbajtjes së takimit të dialogut Kosovë-Serbi në Shtëpinë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur akuza ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Vesel. Dy figurat e PDK-së akuzohen për krime lufte si vrasje, zhdukje të personave, përpjekje dhe tortura. Për pasojë, Thaçi anuloi udhëtimin e tij në Uashington.

Reagon Veseli: Politike dhe të pabazuara pretendimet e prokurorit për krime dhe pengim të punës së Gjykatës Speciale

 Armëpushimi Rama–Meta, sinjalet që shpjegojnë “një erë të re” mes kryeministrit dhe Presidentit: Nga pranimi i kreut të ri të KLSH si propozim i Metës, largimi i Dvoranit, 'takimi i bërrylave'

█Shtyhet sërish vendimi për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri në gjykatën e Posaçme të Apelit. Vendimi final është shtyrë për në datën 26 qershor. Nuk mungojnë as batutat për median. 

█Shoqata e Transportit në Tiranë ka refuzuar t'i kthehet aktivitetit pas mbylljes, edhe pse rrethet e tjera kanë filluar, pa u plotësuar më parë kushtet e vendosur prej tyre. Kjo kundërshti dje u shoqërua me protesta para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ekonomisë.

█67 raste të reja dhe një humbje jete janë konfirmuar në 24 orët e fundit nga Ministria e Shëndetësisë në rang vendi për shkak të Covid-19. Sipas MSH, viktima e radhës është një 34 vjeçare nga Librazhdi e cila vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese.

█Gazeta italiane 'Il Giornale': Tirana iu vë stërkëmbësin kompanive italiane; Çmimi i energjisë reduktohet në mënyrë të njëanshme: kompanitë e sektorit në ankth.

█Nisma Thurje ka bërë një kallëzim penal referuar inceneratorit të Fierit, duke akuzuar qeverinë se është përfshirë në falsifikimin e dokumenteve të pronësisë.

█Një tjetër person ka ndërruar jetë nga koronavirusi duke e çuar në 2 numrin e të vdekurve në 24 orët e fundit. Mësohet se, viktima ishte një 90-vjeçar i shtruar në spitalin e Infektivit.

█Historiani Pëllumb Xhufi e cilëson projekt-vendimin e Ministrisë së Brendshme për të njohur si pakica kombëtare edhe një grup prej 300 personash, si veprim në dëm të interesave kombëtare.   

█Departamenti amerikan i Shtetit, publikoi dje raportin vjetor për terrorizmin në botë. Në raportin për Shqipërinë thuhet se vendi rrezikohet nga komplotet e Iranit kundër grupit MEK që strehohet në Shqipëri.

█Kryedemokrati Lulzim Basha paralajmëroi se të enjten Kryesia e PD do të marrë nesër një vendim të rëndësishëm për shoqërinë dhe politikën shqiptare.

█Këshilli Politik ka rënë dakord për mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të KQZ. Maxhoranca ka pranuar propozimin e tretë të Partisë Demokratike.

 

Të fundit