Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

  • Gjykata e Shkodrës dha masën “arrest me burg” për Indrit Bajraktarin pas mbytjes së 17- vjeçare, Enisa Doda, në Velipojë. Gjatë seancës gjyqësore, Bajraktari u shpreh se së bashku me viktimën ishin rrëzuar nga motorskafi gjatë manovrave në det, duke qëndruar pa ndjenja për 40 minuta.
  • Deputetja Rudina Hajdari pritet që këtë shtator të zyrtarizojë lëvizjen e re politike. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hajdari rrëfen se është duke përgatitur një projekt të ri politik “me ajkën e qytetarisë”, objektiv i të cilit është rinia, dhe ndryshimi.
  • Ministria e Shëndetësisë ka publikuar protokollin e sigurisë i cili përcakton rregullat për hapjen e shkollave gjatë kohës së pandemisë. Udhëzuesi, i miratuar tashmë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, do të shërbejë për nxënësit, mësuesit, drejtuesit e shkollave dhe kopshteve si dhe për prindërit.
  • Presidenti Meta dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kanë kujtuar Ditën e Evropës pēr viktimat e Nazizmit dhe Stalinizmit. Basha është shprehur se kjo ditë është një paralajmërim për të gjithë ata që përdorin vullnetin e popullit per të sjellë autoritarizmin. Nderkaq, Meta ka thumbuar kryeministrin Rama.
  • Kryeministri Rama thumbon kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademin, teksa poston videon dhe tregon ndryshimet që ka bërë Rilindja në veri të Shqipërisë. Sipas Ramës, me Shkodrën ngeci sharra në gozhdë.
  • Gjatë 24 orëve të fundit (dje, 23 gusht), nga 785 testime të bëra kanë rezultuar pozitivë 152 raste. Ndërkohë, kanë humbur jetën 5 pacientë me COVID-19. Nga ana tjetër janë shëruar 148 qytetarë.
  • Ish-kapiteni Mërgim Mavraj largohet zyrtarisht nga Kombëtarja shqiptare. mesfushori shqiptar nga Kosova e ka dhënë vetë lajmin përmes rrjeteve sociale ku ndër të tjera ka rikthyer në memorien e tij dhe të tifozëve kuqezi momentet më të bukura dhe mbështetësit e tij gjatë këtij rrugëtimi.
  • Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peqin teksa një 9-vjeçar ka hyrë për t`u larë në Shkumbin. I mituri ka humbur jetën.

Të fundit