Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■  Reforma Zgjedhore, sfida e sesionit të ri politik

■  PD i përgjigjet Ruçit: Oerd Bylykbashi do të na përfaqësojë në komisionin për ngritjen e KQZ së re.

I■  lir Beqaj ka zhvilluar mbledhjen e parë prezantuese në Shkodër me strukturat socialiste, pasi u emërua si koordinator i PS në këtë qark nga kryeministri Edi Rama. Para mediave, Beqaj nuk i kurseu ironitë për pararendësin e tij, Ditmir Bushatin, duke thënë se ish ministri i Jashtëm, dhe ish drejtuesi politik ka 14 muaj që e ka lënë PS në Shkodër.

■ Basha: Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve për banorë në rajon, disa zona pa shërbim shëndetësor

■  BE: Vaksina anti-COVID-19 do të jetë falas për vend me të ardhura të ulëta dhe të mesme, përfshihet edhe Shqipëria

■  Rekrutonte vajza dhe i martonte me luftëtarë të ISIS, Gjykata e Tiranës lë në burg terroristen shqiptare, nënë e 3 fëmijëve

■  Janë zgjedhur me short 8 gjyqtarët që do të përbëjnë Kolegjin Zgjedhor, që do të vendosin për “fatin” e zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit. Ata janë: Sokol Ibi, Manjola Xhaxho, Edlira Petri, Eljona Muçi, Asim Vokshi, Gentian Medja, Esmeralda Çeka dhe Alma Kolgjokaj.

■  Byroja Kombëtare e Hetimit ka çelur konkursin për 60 hetues pranë këtij institucioni. BKH ka bërë me dije të gjitha detajet; nga kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët, dokumetat që duhet të dorëzojnë, fazat e përzgjedhjes, deri te verifikimi i kandidatëve.

■  Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi iu ka bërë ftesë forcave të reja politike që po krijohen të bashkohen në një front të përbashkët, duke theksuar se kauza e tyre është ndryshimi, ndryshe nga dy partitë kryesore opozitare që kanë kauzë rrotacionin.

■  Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur i prerë se kur partia e tij të kthehet në qeverisje, nuk do të respektojë marrëveshjen ekonomike të firmosur më 4 shtator në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë.

■  Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama se ky i fundit po përpiqet të japë sinjale se do të vjedhë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Ai tha se Rama ka takuar banditët dhe kriminelët e Durrësit në një hotel dhe se PD do ta publikojë kur të vijë momenti i duhur.

■  Shqipëria U-21 ka arritur të fitojë me rezultatin 3-1 përballë Andorrës U-21 në "Elbasan Arena", sfidë e vlefshme për kualifikueset e kampionatit evropian. Golat për shpresat kuqezi u shënuan nga Adolf Selmani, Xhakomo Vrioni dhe sulmuesi Bullari.

Të fundit