Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ 219 mijë persona të larguar nga Shqipëria", Tabaku publikon shifrat: 1 në 3 emigrantë është i ri, faktet nuk i zbeh propoganda bajate e Rilindjes.

■ Partia Demokratikeka publikuar listën me 26 emrat, kandidatë potencialë për deputet në qarkun e Beratit. Ditën e nesërme do të bëhet përzgjedhja nga antarësia, ku demokratëve u jepet e drejta të votojnë listën në bllok ose të kontestojnë një emër.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka konfirmuar lajmin për rihapjen e bareve, restoranteve dhe pishinave në ambientet e mbyllura të njoftuar më herët nga kryeministri Rama. Sipas udhëzuesit të MSH, në rast identifikimi qoftë edhe të një personi të vetëm me Covid, autoritetet do të bëjnë mbylljen e aktivitetit të biznesit.

Agron Tufa publikon dokumentin: Kush ishte ish-sigurimsi me pseudonimin ‘dragoi’, spiuni më jetëgjatë i komunizmit.

■ Merrnin para në këmbim të notës kaluese në provim, Gjykata cakton masën e sigurisë'arrest me burg' për pedagogun dhe sekserin: I fundosën përgjimet.

■ 106 raste të reja, 137 të shëruar dhe dy viktima është bilanci i COVID-19 për 24 orët e fundit në vendin tonë.

■ Edhe këtë fundjavë, njësoj si ajo e kaluara, ekipet e Kategorisë Superiore kanë zbritur në fushën e gjelbër në mënyrë simbolike dhe duken të vendosur për të vazhduar bojkotin e kampionatit. Këtë javë protestës i janë bashkuar dhe ekipet e akademive.

■ Kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti në fjalën përpara Këshillit të Përgjithshëm të partisë ka deklaruar se me marrëveshjen ekonomike me Serbinë të nënshkruar më 4 shtator në Uashington u krijua “Jugosllavia e Katërt”.

■ Ka përfunduar procesi i numërimi të votave të anëtarësisë së Partisë Demokratike Gjirokastrës dhe janë konfirmuar të 11 emrat që ishin në listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Opozita e Bashkuar ka dorëzuar në Këshillin Politik draftin për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor. Opozita jashtëparlamentare propozon hapje të listave 100% dhe koalicionet të ruhen ashtu siç janë në draftin ekzistues.

Të fundit