Flash News

KRYESORE

Posta Shqiptare vë në siklet Prokurorinë: Nuk ngatërruam adresë, shkresën e dorëzuam saktë

Posta Shqiptare vë në siklet Prokurorinë: Nuk ngatërruam

Posta Shqiptare e ka vënë në siklet Prokurorinë e Përgjithshme, pas deklaratës publike të kësaj të fundit se shërbimi postar nuk i kishte dorëzuar shkresën kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku, nën hetim, për shkak se kishte ngatërruar adresë.

Posta Shqiptare ka reaguar menjëherë dhe ka sqaruar se nga verifikimet e bëra rezulton se shkresa e prokurorisë është dorëzuar pranë Bashkisë Vorë.

Organi i akuzës dërgoi një kërkesë ku i kërkoi Kajmakut që të dorëzojë gjurmët e gishtërinjve, duke shtuar se kjo shkresë nuk ka mbërritur ende. Shenjat e gishtërinjve të Kajmakut u administruan përmes pasaportës.

“Më datë 29/08 është kryer dorëzimi i objektit, brenda 72 orëve, në përputhje me rregulloren mbi këto lloj dërgesash.

Në sistemin e dërgesave, objekti postar në fjalë rezulton i dorëzuar pranë Bashkisë Vorë”, ishte reagimi i Postës Shqiptare.

Të fundit