Flash News

KRYESORE

Postbllok në hyrje të Bilishtit, policia ndalon qytetarët të kalojnë në Kapshticë

Postbllok në hyrje të Bilishtit, policia ndalon qytetarët të

Ndërkohë që situata në pikat kufituare me shtetin grek vijon të jetë e tensionuar, policia ka ngritur një postbllok në dalje të qytetit të Bilishtit, në rrugën që të çon për në Pikën Kufitare të Kapshticës.

Sipas raportimeve të fundit, rreth 5 autobusa dhe mjete personale janë ndaluar të shkojnë në Pikën Kufitare të Kapshticës për t’u larguar më pas për në Greqi.

Pak orë më parë u lirua radha në Pikën Kufitare të Kapshticës teksa të gjithë qytetarët që prisnin me ditë apo orë të tëra u lejuan të kalojnë falë marrëveshjes në mesditë mes Shqipërisë e Greqisë.

Mësohet se janë ndaluar rreth 200 persona në dalje të Bilishtit nga Policia ndërkohë në Kakavijë pavarësisht shtyrjes së orarit deri në 22:00, vijojnë ende radhët e gjata.

Të fundit