Flash News

KRYESORE

Posti i kryeministrit/ Sekretari i Brendshëm britanik me prindër nga Pakistani i bashkohet garës

Posti i kryeministrit/ Sekretari i Brendshëm britanik me prindër nga

Sekretari i Brendshëm britanik, Sajid Javid, iu bashkua garës për kryeministër të Britanisë, pas dorëheqjes së pritshme të Theresa May më 7 Qershor.

Javid, në një video të postuar të hënën në Tëitter, tha se qëllim i tij është "rikthimi i besimit dhe krijimi i mundësive të reja". "Para së gjithash duhet të realizojmë Brexit-in", sqaroi Javid, duke iu referuar procesit të daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Javid, 49 vjeç, është djalë i prindërve pakistanezë. Kandidaturën për kryeministër e kanë shpallur edhe disa politikanë të tjerë, përfshirë ish-sekretarin e Jashtëm, Boris Johnson dhe ish-kryetaren e Parlamentit, Andrea Leadsom.

May ka qenë nën presion për të dhënë dorëheqje pasi plani i saj për Brexit-in, përkundër tri përpjekjeve, nuk arriti të kalojë në Parlament.

Të fundit