Flash News

KRYESORE

Posti i ri te Partizani, Olsi Rama nis kursin e ‘Drejtorit Sportiv’

Posti i ri te Partizani, Olsi Rama nis kursin e ‘Drejtorit Sportiv’

Në ambjentet e FSHF-së, jo pak drejtues aktualë klubesh kanë nisur nën kurimin e Sektorit të Edukimit pranë FSHF-së edhe kursin e radhës për Drejtorët Sportivë, kurs që do të zgjasë deri në datë 16 dhjetor.

Por ajo që ra në sy ishte prania e Olsi Ramës, vëllai i kryeministrit Edi Rama. Olsi Rama do të marrë post drejtues në klubin e Partizanit, me presidentin e të cilit, Gazmend Demi, ka një miqësi të gjatë.

Ndërkohë, Gaz Demi është angazhuar prej kohësh në fushatën për largimin e Armand Dukës nga kreu i FSHF-së, ndërsa në media ka dalë emri i deputetit të PS, Bashkim Fino, si konkurrent i mundshëm i tij.

Sa i përket kursit, në këtë ditë të parë, rregullorja e tij u është prezantuar të gjithë pjesëmarrësve nga shefi i sektorit Astrit Maçi, teksa më pas është kaluar tek pjesa e liçensimit të futbollistit, apo edhe liçensat ndërkombëtare. Ditët e kursit për Drejtorët Sportivë do të jenë të ndara sipas një program pune me dy raunde leksionesh dhe referimesh. Dita e nesërme do të përkoj me teknikat e bilancit administrativë, ku për një kohë të konsiderueshme të gjithë kursantët do të ndalen gjatë, ndërkohë që në pjesën e dytë do shikohet Liçensa e UEFA-s, Rregulli Publik, Organizimi i Stadiumeve, apo edhe Liçensimi i Klubeve në kompeticionet e FSHF-së dhe të UEFA-s. Ja edhe disa nga temat që do të referohen në këtë kurs për Drejtorët Sportivë që nisi sot në FSHF:

1.Administrimi i Burimeve Njerëzore

2.Principet e Komunikimit

3.Kriteret për Përzgjedhjen

4.Principet e Sociologjisë dhe Sociologjia për Futbollin

5.Marketingu dhe e Drejta TV

6.Rregullorja e Lojës dhe Kolegjiumet e Arbitrave

7.Teknika e Tratativës

8.Analizat e një Ndeshje Futbolli

9.Organizimi i Sektorit të të Rinjve

10.Evoluimi i Futbollit Profesionist në Europë

11.Fluksi i Emigrimit të Futbollistëve

12.Administrimit i Ëebsitit

13.Organizimi i Sallës së Shtypit

14.Organizimi i Institucionit të Futbollit

15.Organizimi i Ligave

Të fundit