Flash News

KRYESORE

Postimi i Ramës me videon e vajzës së infektuar me virus, ironizon Patozi: Kërkoj ndjesë paradhënie nëse del fake

Postimi i Ramës me videon e vajzës së infektuar me virus,

Astrit Patozi i Bindjes Demokratike, tregon disa arsye si pas tij pse video e vajzës shqiptare që tha se është e prekur nga koronavirusi që u bë publike nga kryeministri Rama, shërben si leksion perfekt në këto ditë.

Duke i uruar shërim të shpejtë, Patozi dyshon për vërtetësinë e videos. Ai ironizon duke thënë se kërkon ndjesë paradhënie nëse del video fake.

Kujtojmë se dje kryeministri Rama publikoi një video për të cilën thoshte se pamjet ku policia shpërndante turmat ishte nga Spanja, ndërkohë që e vërteta ishte ndryshe.

Vërtetësia e videos u vu në dyshim nga opozita, e cila zbuloi se pamjet vinin nga Algjeria gjatë një tubimi të opozitës.

Shënimi i Patozit

NJË LEKSION PERFEKT PËR T’U RUAJTUR NGA VIRUSI

Videoja e vajzës së prekur nga koronavirusi u dashka ndjekur nga të gjithë për disa arsye:

1-Për të mësuar një herë e përgjithmonë se sëmundja nuk zgjedh dhe nuk ke asnjë mundësi tjetër të ruhesh prej saj, përveçse duke u mbyllur në shtëpi. Gjë, që jo të gjithë po e bëjmë siç duhet.

2-Për të kuptuar se infektimi nuk është turp që duhet ta fshehim apo për të cilin duhet të gënjejmë mjekët, por një hall që mund të zërë secilin prej nesh, po nuk u vetëmbrojtëm.

3-Për të ngulitur mirë në kokë se e vetmja mënyrë për t’u shprehur dashurinë të afërmëve tanë më të shtrenjtë është t’u qëndrojmë atyre sa më larg këto ditë.

4-Për t’u njohur live me faktin se nuk është e vërtetë që COVID 19 preferon të moshuarit, por ai godet njësoj këdo që i del përpara. Ndryshimi i vetëm është se tek pleqtë bën më shumë dëm, ngaqë i gjen më të dobët.

5- Për të provuar se nuk ka nevojë që të jesh patjetër në moshë të madhe për të qenë i kthjellët, i mençur, i ditur dhe mbi të gjitha i pjekur. Në kushtet e bombardimit nga marrëzitë e adultëve të famshëm, sinqeritetI dhe qartësia e të resë së panjohur, që rrëfeu eksperiencën e saj të hidhur me koronavirusin, merr shumëfish vlerë.

-Në mbyllje, i uroj asaj shërim të shpejtë dhe kërkoj ndjesë paradhënie, nëse kjo do të rezultojë video fake😂😂.

 

Video e postuar nga kryeministri Rama

 

Të fundit