Flash News

KRYESORE

Postimi i Ramës sot në ‘Facebook’, reagon deputeti : Mes dy gjëmave, nga vrasësi tek kryeministri - ç'të vajtosh më parë?!

Postimi i Ramës sot në ‘Facebook’, reagon deputeti : Mes

Në një kohë kur vendi vijon të jetë i tronditur nga vrasja e tetëfishtë në Selenicë, ku shkak dyshohet se janë bërë 8 pula, kryeministri Edi Rama i uron shqiptarëve një fundjavë të qetë.

Ai ka publikuar një video ku flet për rritje të ekonomisë dhe rritje të punësimit në Shqipëri.

“Mirëmëngjes dhe me këtë videoinformacion për ecurinë ekonomike, punësimin dhe bizneset e reja në vend, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.

Reagimet ndaj postimit të kryeministrit kanë qenë të shumta dhe janë komentuar negativisht, në raport me masakrën që tronditi mbarë opinionin publik.

Deputeti i i LSI, Luan Rama shkruan në rrjetet sociale se dhembja, turpi, ngushëllimi për të vrarët nuk kanë lidhje me kryeministrin dhe se ka humbur dhembja si ndjesi njerëzore.

Statusi i plotë:

Ndërmjet dy gjëmave: nga vrasësi tek Kryeministri - ç'të vajtosh më parë?!

Gjëma e parë: mbrëmë në një fshat të Selenicës së Vlorës, tetë të vrarë, një familje e shuar!

Dhe vrasësi me kallashnikov që i drejtohet Kryeministrit përmes fb “a më kap dot?”!!!

Gjëma e dytë: sot në fb e Kryeministrit, në vend të përshpirtjes (më e pakta që mund të bëjë një njeri normal!), vetëlavdime për ecurinë ekonomike, punësimin dhe bizneset e reja në vend, që pasi janë paraprirë nga një “mirëmëngjes” me të qeshur, mbyllen me urimin “fundjavë të qetë!”.

Po dhembja, po turpi, po ngushëllimi për të vrarët, po reflektimi e përgjegjësia?!

Këto nuk kanë lidhje me Kryeministrin!

Sepse dhembja, turpi, ngushëllimi, reflektimi e përgjegjësia janë për njeriun! Nuk janë për Kryeministrin!

Kryeministrit tonë i ka humbur dhembja si ndjesi njerëzore! Ai është barbarizimi i shpirtit njerëzor!

Tek Kryeministri ynë ka vdekur Hamleti! Sepse kur vdes dilema tek njeriu, vdes Hamleti!

Nuk ka më pyetje të rrosh apo të mos rrosh!

Pyetja kthehet ne version narcisist: të ndodhë kataklizma me të tjerët, unë të jem i kënaqur me veten.

Nga gjëma e mbrëmshme me tetë të vrarë dhe një vrasës, tek gjëma e sotme me Kryeministrin që më kujton Migjenin me “Sokrat i vuejtun apo derr i kënaqun”.

Ndërmjet dy gjëmave: nga vrasësi tek Kryeministri - ç'të vajtosh më parë?!...

Të fundit