Flash News

KRYESORE

Postoi foton për tragjedinë në Greqi, Valbona i’u përgjigjet komentuesve: Vdekja nuk i urohet askujt

Bukuroshja e njohur shqiptare, Valbona Selimllari, është gjendur në mes të një debati të ndezur me një nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale, pasi postoi falmurin grek në shenjë lutjeje për personat që humbën jetën nga zjarret në Athinë.

Njekësi ka komentuar duke shkruar se grekët mëritojnë të vdesin ashtu si edhe ata që postojnë simbole të tyre.

Ndërkohë Valbona nuk ka nguruar t’i përgjigjet duke i dhënë një argument mjaft njerëzor dhe të logjikshëm.

“Vdekja nuk i urohet askujt. Atje ka pasur fëmijë, nëna, baballarë. Mjaft e bëtë pjesë të politikave dhimbjen njerëzore”, kanë qenë disa nga fjalët e saj.

Kujtojmë se nga zjarret masive në Greqi humbën jetën të paktën 88 persona dhe mbetën të plagosur qindra të tjerë.

Të fundit