Flash News

KRYESORE

Poston për qentë e rrugës, komentuesit replikojnë ashpër me ish-banoren e Big Brother

Jona Kalemej, ish-banorja e Big Brother është shumë aktive në rrjete sociale dhe shpesh herë mediat shkruajnë për të.

Nëna e dy vajzave në postimin e saj të radhës në Instastory ka treguar se i ka fobi qentë dhe për këtë ka bërë një shkrim të gjatë duke etiketuar dhe kryetarin të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.

 “Nuk kam asnjë gjë kundër kafshëve, thjesht i kam fobi. Përditë këtu vijnë mbi 10 qenë dhe sapo zbret nga makina të turren. Si mund të zbres nga makina?”, shkruan Jona në postimin e saj.

Por mesa duket kjo ka revoltuar fansat të cilët i kanë shkruar asaj në mesazh privat, ku ish-banorja është detyruar të bëjë dhe një reagim tjetër për atë që ka shkruar rreth fobisë saj ndaj qenve.

Po ku ka më qen se njerëzit që të sulen nëpër komente. Jo të kafshojnë, por janë gati të të hanë edhe kockat. Çfarë ka për t’u habitur që i kam fobi qentë? Po mbajini nëpër shtëpi more zemërmëdhenj, mos na bëni morale qensh këtu”, ka shkruar ajo.

Të fundit