Flash News

KRYESORE

Pothuajse çdo gjë është gati për dasmën, çifti mbretëror publikon ftesat

Pasi kanë zgjedhur vendin se ku do të zhvillohet ceremonia, pasi kanë zgjedhur dekorin e tortës dhe kanë përzgjedhur edhe të ftuarit, Princ Harry dhe Meghan Markle, kanë publikuar ditën e sotme edhe  ftesat e dasmës, të cilat u janë dërguar 600 personave.

Ftesat janë krijuar nga Barnard and Westwood dhe janë të shkruara në ngjyrë të artë dhe të zezë, të stampuara me një makinë të vitit 1930.

Ftesat gjithashtu përmbajnë edhe simbolin e tre puplave, të princit të Wales, që është printuar në letër angleze me bojë të artë amerikane.

Dasma mbretërore do të mbahet në 19 maj të këtij viti.

Të fundit