Flash News

KRYESORE

Poza në Instagram, ish-drejtoresha e teatrit ngatërron balerinën e tv Klan me Albana Osmanin

Aktorja dhe ish-drejtoresha e Teatrit të Kukullave Monika Lubonjaështë bërë pjesë e “Dance with me” në këtë sezon të ri.

Pak para se të niste shfaqja, Lubonja publikon në profilin e saj në Instagram një foto me balerinën e trupës së Albi Nako Dance, Alba Hoxhën.

Deri këtu është çdo gjë në rregull, por ndjekësit e saj kanë vënë re një lapsus të madh.

“Me yllin Albana Osmani, për pak tek Dance with me Albania”, shkruan Monika në përshkrimin e fotos, duke e ngatërruar balerinën e tv Klan me moderatoren e Top Channel.

Kanë qenë komentuesit e saj ata të cilët i kanë tërhequr vëmendjen, duke i kujtuar se në foto ka dalë me Alba Hoxhën dhe jo Albana Osmanin, një gabim që është redaktuar menjëherë nga aktorja.

Të fundit