Flash News

KRYESORE

Pozoi mbi motorin e policisë, zbulohet emri i deputetit që i bëri foton Ramës; merr ndihmë ekonomike nga shteti

Ditën e djeshme, kryeministri Rama publikoi një foto mbi një motor të policisë austriake, e cila ngjalli mjaft reagime poziteve dhe negative.

Mësohet se personi që i bëri foton Ramës është deputeti i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës, Fate Velaj, i cili njihet si një person i apasionuar pas fotografisë dhe artit në përgjithësi.

Ndërkohë, disa ditë më parë, gazetari Rezear Xhaxhiu bëri të ditur se Velaj ishte një ndër deputetët e Parlamentit që merrte ndihmë ekonomike, pavarësisht se ai zotëron 1.8 milion euro pasuri të deklaruar.

Të fundit