Flash News

KRYESORE

Prangosja e Ahmet Muçës, koordinatorja e PD jep alarmin: Sistemi i edukimit, fals! Nuk zgjidhet vetëm me një arrest

Koordinatorja e PD-së, Reila Bozdo ka zgjedhur një urim ndryshe për të uruar 7 marsin, ditën e mësuesit. Bozdo e ka lidhur këtë ditë me arrestimin e djeshëm të ish-pronarit të universitetit “Kristal”, tashmë i mbyllur, Ahmet Muça.

Ai akuzohet për falsifikim e shitje diplomash edhe pas mbylljes së universitetit.

Sipas koordinatores demokrate, sistemi i edukimit duhet të rishikohet që në gjenezë dhe nuk zgjidhet vetëm me një arrestim.

“Ne prag te 7-Marsit u arrestua dikush qe bente pjese ne sistemin e diplomave false. Sistemi fals i edukimit, nuk permban vetem diploma false, ai permban vende pune, promovim, karriere. Sistemi fals i edukimit krijon nje te ardhme te ndritur per ata gjasmet te cilet me "mendjen-ndritjen" e tyre shpesh drejtojne ata te tjeret.

Po te investigojme ne karrierat e produkteve te sistemit fals te edukimit, do te kuptojme qe demi social-ekonomik qe i eshte shkaktuar shoqerise eshte jo vetem shume i madh, por edhe shume i shtrire ne kohe. Dhe ky eshte nje problem vertet i madh, i cili nuk zgjidhet me nje arrest. Ketu duhet arrestuar fenomeni! 

Pse? Sepse nese duam te paradijme te ardhmen e nje kombi, mjafton te shohim cfare ndodh ne sistemin e tij te edukimit. 

Aty i kemi te gjitha pergjigjet. 

Kjo qe konstatojme sot, eshte cfare do vuaje gjenerata neser!

Nderkohe 7-Marsin le ta gezojme!”, shkruan Bozdo.

Ish-pronari i “Kristal” është vënë në pranga ditën e djeshme pas një hetimi dy-mujor nga ana e Prokuorisë me metoda speciale.

Ky universitet privat u mbyllur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në gusht 2014.

Të fundit