Flash News

KRYESORE

Prangosja e ish-deputetëve dhe anëtarëve të grupeve kriminale, Xhafaj paralajmëron të tjera arrestime

Prangosja e ish-deputetëve dhe anëtarëve të grupeve

Arrestimet e njëpasnjëshme gjatë 24 orët e fundit, përfshirë edhe dy ish-deputetë të PS kanë sjellë edhe reagimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Në një reagim në twitter, Xhafaj thekson se ky nuk është një show, ndërsa paralajmëron të tjera arrestime.

“Forca e Ligjit do të vazhdojë. Ky s’është shoë, por betejë reale me krimin e organizuar. Kemi ngritur institucione që po forcohen çdo ditë. Bashkë me agjencitë ligjzbatuese & partnerët ndërkombëtarë. Forca e Ligjit s’ndalet nga askush. Të tjera goditje e rezultate së shpejti.

Në 3 ditë një operacion i shtrirë në 12 qytete, me 100 objekte të kontrolluara, me 27 të arrestuar e 6 në kërkim, drejtues e anëtarë të 4 grupeve kriminale, të skeduara nga TFS, përfshirë në prodhimin e trafikun e drogës. Fryt i hetimit, vëzhgimeve e gjurmimeve disa mujore.

Forca e Ligjit në një tjetër SUPER OPERACION policor në goditjen me ashpërsi ndaj grupeve kriminale të skeduara nga Task Forca Speciale. Goditje ndëshkuese ndaj grupeve në fushën e prodhimit dhe trafikimit të drogës. Forca e Ligjit mbi gjithçka e mbi cilindo”, shkruan ministri Xhafaj.

Nga ana tjetër, ministri pritet të ketë një dalje për mediat disa minuta më vonë, sa i takon këtij operacioni.

“Në orën 10.30 në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit do të jetë një konferencë të përbashkët për shtyp polici-prokurori”, sqaron Xhafaj.

Kujtojmë, se në pranga kanë përfunduar, ish-deputeti socialist, Arben Çuko, ish-deputeti i PS, Arben Ndoka,  vëllai i deputetit socialist Arben Ndoka,  “i forti” i Shijakut, Flamur Avdyli, Astrit Avdyli, Jasin Avdyli, Fatos Llaftiu, Shkelqim Avdyli, Shaqir Gjepali , anëtarë të grupit kriminal të Shijakut, së fundmi edhe vëllai i drejtorit të Transportit Rrugor, Arben Isaraj, Altin Isaraj.

Të fundit