Flash News

KRYESORE

“Prania e ushtrisë edhe në aeroporte ndërkombëtare”, Strazimiri i përgjigjet Ramës

“Prania e ushtrisë edhe në aeroporte

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri i është përgjigjur kryeministrit Rama lidhur me dislokimin e ushtrisë në aeroportin e Rinasit. Rama është shprehur se ky veprim shkon në një linjë edhe me të tilla raste në aeroportet ndërkombëtare në Paris, Venecia, Frankfurt dhe Amsterdam.

Kreu i qeverisë, shpërndau sot në rrjete sociale foto nga prania e forcave të sigurisë në aeroportet ndërkombëtare.

“Në Paris, Frankfurt, Amsterdam, ushtria del në mbrojtje të popullatës nga një sulm USHTARAK, paramilitarësh TERRORISTË, kur rreziku konsiderohet IMINENT ose I PASHMANGSHËM, jo kundër bandës që ka hyrë në aeroport 3 herë rrjesht…nga e njëjta derë. Po, ka ndodhur njëherë në fillim të viteve ’90 në Siçili që ushtria doli në rrugë me blinda kundër MAFIA-s, po ky nuk është rasti ynë. Këtu MAFIA është në qeveri”, shkruan Strazimiri në Facebook.

Të fundit